
Në kuadër të Global Entrepreneurship Week, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me FLOSSK (Free Libre Open Source Software Kosova), organizon një Info-Event me temën “Hyrja në tregun Gjerman: Mundësitë e të bërit biznes në Gjermani”.
Në kuadër të këtij eventi, pjesëmarrësit do të mund të informohen lidhur me mundësitë e depërtimit të bizneseve të Kosovës në tregun gjerman dhe mënyrën e të bërit biznes në Gjermani. Gjithashtu, pjesëmarrësit do të mund të marrin këshilla se si të fillojnë apo të zgjerojnë eksportin e produkteve/shërbimeve të tyre në tregun e Gjermanisë.
Eventi mbahet të martën, 19.11.2019, prej orës 14:00-16:00 në Prishtina Hackerspace.