Çfarë i mungon qytetit tonë?
A keni menduar për një zgjidhje praktike që mund të lehtësojë shumë nga proceset tona të përditshme? Keni nevojë për ndihmë për ta zhvilluar dhe testuar atë?
Programi Smart Cities ka përzgjedhur ekspertët më të mirë për t’ju ndihmuar të përmirësoni qytetet tona! Programi i Qyteteve të zgjuara synon të lehtësojë zhvillimin e sipërmarrjes rinore lokale, përmirësimin e mjedisit sipërmarrës si dhe forcimin e rrjetit të bashkëpunimit midis sipërmarrësve të rinj. Objektivi kryesor përfshin pikërisht të rinjtë shqiptarë mbi 16 vjeç, të cilët janë të interesuar të angazhohen në një program që trajton problemet e komuniteteve dhe qyteteve ku jetojmë, duke përfshirë problemet socio-ekonomike, mjedisore etj. Të rinjtë e synuar duhet të kenë gjithashtu dëshira dhe vullneti për të mësuar gjuhë programimi, të cilat mund t’i përdorin për të zhvilluar zgjidhje ‘të zgjuara’ me aplikacione dhe instrumente të tjera dixhitale.
Zbatuar nga @destilcreativehub, me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Ndërmarrjeve @edonabilali
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.