Hapet Startup Olé 2019, eventi i rrjetëzimit dhe teknologjisë për startup-et në Europë

Hapet Startup Olé 2019, eventi i rrjetëzimit dhe teknologjisë për startup-et në Europë


Startup OLÉ  është një event falas për teknologjinë që lidh Startup-et, spin-off dhe SME-të inovative me investitorët, korporatat, institucionet publike, ambasadat, përshpejtuesit, universitetet dhe mediat. Pjesëmarrja është falas për të pranishmit, sepse të gjitha shpenzimet mbulohen nga dhjetëra partnerë dhe për shkak se organizatorët janë vullnetarë me interes jofitimprurës. Ky është një rast unik në Europë !!

Edicioni i pestë i Startup OLÉ, i cili do të mbahet në datat 26 dhe 28 Mars në Salamanca, synon të bashkojë më shumë se 30,000 pjesëmarrës nga 120 vende, 850 startup-e dhe 500 folës, me një portofol investimi më shumë se 50 miliardë. Falë rritjes së vazhdueshme, Startup OLÉ është bërë një event i rëndësishëm në ekosistemin e sipërmarrjes Europiane.

Edicioni i vitit 2019 sjell risi të rëndësishme si krijimi i vertikaleve të reja të tilla si: emergjenca, lëvizshmëria, qytetet inteligjente, detet pa plastikë dhe ekonomia e përbashkët. Ne gjithashtu do të festojmë me një forum të grave sipërmarrëse. Një risi tjetër është dhe organizimi i aktiviteteve ekskluzive të rrjetëzimit për investitorët, korporatat e mëdha, administratat publike / ambasadat, përshpejtuesit, universitetet etj, në të cilat do të jenë në gjendje të zhvillojnë strategji të përbashkëta për të mbështetur sipërmarrjen.

Për më shumë informacion në lidhje me eventin këtu gjeni detajet e nevojshme: https://goo.gl/x43mHF . Për t’u regjistruar si startup Klikoni Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Inovacioni nuk është produkt i logjikës së qartë por i imagjinatës së lirë.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0
NEW

Episodi 3 "Think Big" me Genti Selenica

Baboon Delivery - Shiko tani live

Episodi 3 "Think Big" me Genti Selenica (Baboon Delivery)