Konkursi i Ideve të Biznesit, tashmë në Edicionin e V-të, është një ftesë e hapur për të gjithë studentët, në grup apo individualisht, që kanë një ide biznesi dhe duan ta zhvillojnë atë më tej, me mbështetjen e B4Students.
Pjesëmarrësit kanë mundësi të sigurojnë grant deri në masën 5 mijë Euro për ndërtimin e biznesit dhe fillimin e operimit, kreditim preferencial në partneritet me Tirana Bank, trajnime tematike nga profesionistë, mentorim për 6 muaj nga ekspertë të B4Students, si dhe ekspozim me Grupin BALFIN për mundësi partneriteti.
Hapi i radhës? Dërgimi i idesë së biznesit.
Dita e fundit për të aplikuar është 26 Prill 2024.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.