Të mërkurën, më datën 21 Shkurt, në orën 18:30, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare do të zhvillohet një diskutim frymëzues dhe i frytshëm në Qendrën Dua.
Në këtë event, do të jenë të ftuar tre panelistë: Z.Albi Lushi (kryetar të Lidhjes së Shkrimtarëve), Znj.Keti Sula (pedagoge) dhe Z.Albert Gjoka (Studiues Gjuhësor / Bukinist), të cilët do të ndajnë mendimet dhe përvojat e tyre në lidhje me rëndësinë dhe sfidat e gjuhës sonë amtare, për të zhvilluar një diskutim mbi këtë temë thelbësore.
Ju ftojmë të bashkoheni në këtë event, për të shkëmbyer pikëpamjet tuaja dhe për të “festuar” diversitetin e gjuhës sonë të bukur dhe të pasur.
Të gjithë janë të mirëpritur!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.