Eksploro fuqinë e rinisë në këtë epokë!
Në datë 31 janar, tek Qendra Dua, do të mbahet një takim ku do të hidhet vështrimi në sfidat dhe mundësitë që ofrohen për të rinjtë sot. Në panel do jenë të pranishëm znj. Bora Muzhaqi ( Ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët) z. Kushtrim Shala (Bashkëthemelues i ICTS Lab), znj. Sajmira Kopani (Regional Youth Guarntee Expert-ILO) dhe z. Gevio Tabaku (themelues i Portalit Studentor).
Ata do të ndajnë perspektivat e tyre, duke trajtuar temat si iniciativat rinore, zhvillimi teknologjik, mbështetja studentore dhe rrugëtimi në tregun e punës.
Rinia është fuqia kryesore e një kombi! Ndaj mos e humbisni këtë mbrëmje për të ndarë me të pranishmit eksperiencat dhe sfidat tuaja.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.