“BEEZ Studio dhe Coolab House bashkëpunojnë për të shfaqur versionin Alfa të Seven Seas, Race n’Battle”
BEEZ Studio, një ekip i njohur për shërbimet e tyre të zhvillimit, ka ndërmarrë guximin të krijojë lojërat e veta. Titulli i tyre i parë, “Seas, Race n’Battle”, është një lojë desktopi ku mund të luhet paralelisht me shumë lojtarë, e vendosur në një botë nënujore. Duke u bashkuar me Coolab House – House of Creators’, hapësira më e re e bashkëpunimit në Tiranë, ata po organizojnë një aktivitet për të shfaqur versionin alfa të lojës dhe për të ndërtuar një komunitet me pasionantë të lojrave në Shqipëri.
Seven Seas, Race n’Battle ofron garave dhe luftimeve në një mjedis unik nënujor. Lojtarët mund të zgjedhin nga krijesat e ndryshme të detit dhe asete, duke konkurruar kundër njëri- tjetrit. Versioni alfa i lojës përmban një pistë fillestare dhe kërkon një minimum prej shtatë
lojtarësh. Fuqitë dhe setet mund të mblidhen gjatë rrugës për tëqenë në avantazh. Në këtë fazë, lojtarët mund të ngasin një Orka dhe një Breshkë, të cilat kanë atribute unike që ndikojnë në performancën e tyre.
Çfarë e dallon Seven Seas? Së pari, loja eksploron territorin e paeksploruar të një mjedisi tre-dimensional nënujor, duke shtuar një element ndryshe në lojë. Së dyti, loja prezanton lëvizjen tre-dimensionale, duke tejkaluar kundërshtarët në boshtin y. Së fundimi, përfshirja e
krijesave të detit, secila me atribute unike, i shton lojës thellësi strategjike.
Prandaj në këtë event do të shfaqet versioni alfa i lojës, mbledhja e komenteve dhe nxitja e një komuniteti të fortë lojrash në Shqipëri. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të testojnë Seven Seas, Race n’Battle dhe të japin komente të vlefshme për përmirësimet e ardhshme.
Për më tepër, ngjarja synon të ndërlidhë lojtarët dhe entuziastët e lojërave, duke krijuar një mjedis mbështetës për rritjen e industrisë. Coolab House, një qendër kreative e komunitetit, do të prezantohet gjithashtu si një burim i vlefshëm për bashkëpunim dhe mbështetje.
Kjo aktivitet shënon fillimin e një udhëtimi emocionues në zhvillimin e lojërave dhe ndërtimin e komunitetit për të dy ekipet.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.