Forumi i Financave Publike Vendore: Status Raporti 2019

Forumi i Financave Publike Vendore: Status Raporti 2019

Forumi i Financave Publike
05-06-2020 10:00:00 Join

Leviz Albania dhe Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit organizojnë “Webinar – Forumi i Financave Publike Vendore: Status Raporti 2019”, datë 05 Qershor 2020, ora 10:00.
Në këtë webinar, do të prezantohet Status Raporti i Financave Publike Vendore për Vitin 2019, i cili paraqet një pasqyrë gjithëpërfshirëse dhe informuese se si bashkitë përdorën burimet financiare për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve publike vendore.

Panalistë dhe ekspertë të financave publike do të diskutojnë mbi gjetjet dhe sfidat me të cilat u përballën bashkitë gjatë vitit 2019 dhe cilat janë pritshmëritë për vitet 2020-2021.

Nëse doni të bëheni pjesë e webinarit, konfirmoni pjesëmarrjen tuaj duke dërguar një e-maili në adresën: merita_toska@co-plan.org. Pas konfirmimit të pjesëmarrjes, do të dërgohen udhëzimet e përgjithshme për tu bashkuar në takimin virtual (meeting ID, password, link)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia është thjesht një mjet për të bashkuar njerëzit.”
— Mark Zuckerberg
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0