
“Ceramica Innova” është një event ndërkombëtar rrjetëzimi, gjatë të cilit do të organizohen takime B2B ndërmjet kompanive, duke shkëmbyer propozime inovative teknologjike, zbuluar partnerë të rinj në biznes si dhe për t’u njohur me sfida të reja.
Pjesë e eventit do të jetë dhe panairi i organizuar në këtë kuadër, për të prezantuar e njohur produktet e risitë teknologjike, si dhe për të identifikuar mundësitë për të bashkëpunuar me partnerët në mbarë botën.
Pjesëmarrja dhe hyrja në panair është falas për kompanitë shqiptare.
Për të qenë pjesë e eventit dhe për më shumë informacion kontaktoni në adresën: lorina.salaj@aida.gov.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.