Forumi Ekonomik i Tiranës është një takim i nivelit të lartë i liderëve politikë, korporativë dhe intelektualë shqiptarë dhe ndërkombëtarë më me ndikim për të adresuar sfidat urgjente me të cilat përballet aktualisht Shqipëria dhe bota.
Forumi do të ofrojë një mundësi për të identifikuar dhe vlerësuar sfidat kryesore të rritjes, për të mësuar nga përvojat e politikave në vende të tjera, për të mbështetur adoptimin e praktikave të inovacionit social të korporatave në sektorin privat dhe për të identifikuar një kurs politikash drejt ekonomive më konkurruese dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri dhe Evropën Juglindore.
Eventi do të mbahet në ambientet e Hotel Maritim Plaza, në datën 10 Maj 2022.
Për më tepër informacion klikoni këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.