Forumi Ekonomik i Shkupit hap thirrjen për regjistrime! - Business Magazine Albania

Forumi Ekonomik i Shkupit hap thirrjen për regjistrime!

23-06-2021 Join

Forumi Ekonomik i Shkupit synon të zhvillojë një takim të nivelit të lartë të udhëheqësve politikë, të korporatave dhe intelektualëve më me ndikim lokal dhe ndërkombëtar për të adresuar sfidat e ngutshme me të cilat përballet Maqedonia e Veriut dhe i gjithë rajoni.

Forumi do të ofrojë një mundësi për të identifikuar dhe vlerësuar sfidat kryesore të rritjes, për të mësuar nga përvojat e politikave në vendet e tjera, për të mbështetur miratimin e praktikave të inovacionit shoqëror të korporatave në sektorin privat dhe për të identifikuar një strukturë veprimesh drejt një ekonomie më konkurruese dhe gjithëpërfshirëse në Maqedoninë Veriore.

Lista e folësve është e gjatë, me emrat më në zë të politikës dhe ekonomisë së rajonit.

Në të përfshihen: Zoran Zaev, kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut që prej Gushtit të 2020-ës, Edi Rama, kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Anita Angelovska Bezhoska, Guvernatore e Bankës Nacionale të Republikës së Maqedonisë, Andi Aranitasi, Drejtor i Zyrës Rezidenciale të EBRD në Maqedoninë e Veriut, Branko Azeski, Kryetar i Dhomës Ekonomike të Tregtisë, Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ministrisë së Ekonomisë në Republikën e Maqedonisë, Fatmir Besimi, Ministër i Financave, H.E. Kate Marie Byrnes, Ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë, Fatmir Bytyqi, Zëvendës Kryeministër i Marrëdhënieve Ekonomike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, Zëvendës President i Marrëdhënieve Europiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Maja Filipceva, Presidente e dhomës Amerikane të Tregtisë, H.E. David John Geer, Ambasador i delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, H.E. Anke Holstein, Ambasadore Gjermane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, H.E. Roussos Koundouros, Ambasador i Republikës Greke në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Nikola Ljushev, Zëvëndës President i Dhomës amerikane të Tregtisë, Damir Marusic, Bashkëpunëtori Lartë i Këshillit Atlantik, Ary Naim, Menaxher Rajonal për Evropën Qëndrore dhe Juglindore

Korporata Ndërkombëtare e Financave, Naser Nuredini, Ministri i Mjedisit & Planifikimit Fiz, Republika e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, Ministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Dmitry Pankin, President i Bankës së Tregtisë dhe Zhvillimit të Detit të Zi, Massimiliano Paolucci, Menaxheri i vendit për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Banka Boterore, Dejan Pavleski, Drejtor Investimesh në Maqedoninë e Veriut, Stefan Peter, President i Këshillit të Investitorëve të Huaj në Maqedoninë e Veriut, H.E. Milan Predan, Ambasadori i Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Athanasios Savvakis, Presidenti i Federatës së Industrive të Greqisë, Olivér Várhelyi, Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0