DAIT ju fton në një Fireside Chat Online më 26 Mars, ora 18:30, ku gra frymëzuese nga startup-e, korporata, akademia dhe OJQ do të ndajnë përvojat, sfidat dhe perspektivat e tyre mbi punën në industrinë e teknologjisë.
Por, ky event nuk është vetëm një diskutim—është një hap drejt veprimit!
Përveç panelit, folëset tona do të ofrojnë mentori një për një për gratë që duan të rriten në fushën e teknologjisë. Çdo folëse do të zgjedhë dy mentee për dy sesione mentorimi të personalizuara!
Çfarë do të ndodhë?
Panel frymëzues me lidere të teknologjisë që ndajnë rrugëtimin e tyre.
Mundësi ekskluzive për mentorim: Aplikimet hapen së shpejti – qëndroni në pritje!
Njihuni me folëset:
Nga akademia:
Prof. Assoc. Eralda Gjika – Eksperte në statistika, Shiny applications & drejtuese e R-Ladies Tirana. Mentorim në data science, kërkime shkencore, zhvillim karriere dhe programim.
Agresa Qosja – Studiuese e AI në parashikimin e energjisë dhe pedagoge universitare. Mentorim në data science, AI në energji dhe zhvillim akademik.
Nga startup-et:
Irena Matraku – Bashkëthemeluese e aplikacionit Pigi. Mentorim në menaxhim produkti & rritjen e startup-eve.
Jona Doda – Bashkëthemeluese e Bliss, platformës së parë online për terapi në Shqipëri. Mentorim në marketing & ndërtimin e startup-eve.
Nga OJQ-të:
Lorena Gjana – Menaxhere e komunitetit në Albanian Gaming Community & COOLAB. Mentorim në menaxhim projektesh, OJQ dhe politika në teknologji.
Majlinda Hoxha – Bashkëthemeluese e Network Albania NGO. Mentorim në krijimin dhe menaxhimin e OJQ-ve & diplomaci digjitale.
Nga korporatat:
Oltjona Tace – Specialiste e Produkteve B2B dhe Propozimeve në One. Mentorim në lidership & aftësi negociuese.
Entela Prifti – Drejtore e Sigurisë Kibernetike në Raiffeisen Bank Albania. Mentorim në siguri kibernetike & zhvillim profesional.
Moderatore & Organizatore:
Silva Bashllari – Bashkëmenaxhere e DAIT | Studente e Masterit në Data Science në Politecnico di Torino | Organizatore e disa eventeve për gratë në Tech/STEM.
Si të bëheni pjesë?
26 Mars, ora 18:30 – Eventi është i hapur për të gjithë!
Regjistrohuni këtu
Mos humbisni këtë mundësi për të fituar njohuri dhe për të marrë mentorim nga profesioniste të suksesshme!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.