Festivali i Tekonolgjisë dhe Inovacionit në Korçë - Business Magazine Albania

Festivali i Tekonolgjisë dhe Inovacionit në Korçë

06-11-2021 10:00:00

Festivali i Tekonolgjisë dhe Inovacionit në Korçë ka për qëllim kryesor ndërgjegjësimin për rëndësinë që ka ICT në epokën që jetojmë sot.

Panele të dedikuara me folës lokal dhe ndërkombëtar rreth ndikimit të Teknologjisë në biznes, edukim dhe transformime ndër-sektoriale.

Theks i madh do t’i kushtohet përfshirjes së të rinjve për të marrë pjesë në këtë festival duke krijuar mundësi pjesëmarrjeje në workshop-e të ndryshme të cilat do t’u mundësojnë atyre të konkurrojnë si dhe të fitojnë çmime për projektet e tyre TIK.

Workshop 1 – Tech Time (Koha për teknologji)

Konkurs mes 15 studentëve ku çmimi i fituesit do të jetë një laptop smart.

Workshop 2 – Start-up Marketing

Prezantimi i ideve për bizneset fillestare (start-ups).

Ekipi më i mirë fiton – fituesit do të marrin trajnim falas për kurset e marketingut në mediat sociale.

Workshop 3 – Gaming Arena

Kuize lojërash/ Realizimi i një loje

Fituesit do të financohen për të realizuar idenë e tyre dhe per ta krijuar lojën në fund të workshopit.

Workshop 4 – Virtual Reality

Realiteti virtual (VR) është një përvojë e simuluar që mund të jetë e ngjashme ose krejtësisht e ndryshme nga bota reale.

Falë këtyre pajisjeve ju do të jeni në gjendje të shikoni botën artificiale si dhe të bëheni pjesë e saj!

Workshop 5 – Agrichallenge

Përveç workshopeve, në festivalin e Korçës do të ketë edhe panele diskutimi me pjesëmarrje të profesionistëve të fushave të ndryshme.

Paneli 1 – “Support Programs for Korça” (Programe mbështetëse për Korçën) me pjesëmarrjen e Erion Nako, Sofjola Kotelli, Gerti Boshnjaku, Jetona Myteveli dhe Patrik Fetahaj, të cilët me eksperiencën dhe programet e tyre në Sipërmarrje, Inovacion dhe Teknologji po mbështesin zhvillimin e mëtejshëm të qytetit të Korçës.

  • Erion Nako – Protik
  • Gerti Boshnjaku – AlbaniaTech
  • Jetona Myteveli – Idea
  • Sofjolla Koteli – Agrichallenge / SRD
  • Patrik Fetahaj – EU4Innovation

Paneli 2 – “The importance of ICT and how it benefits every business and community” (Rëndësia e ICT dhe si ndikon në biznes dhe komunitet) me pjesëmarrjen e Stavri Pici ,Ervin Konstandini ,Ervis Smakaj ,Gjergji Guri,Dritan Mezini dhe Diana Xhumari të cilët do të flasin mbi rëndësinë e ICT dhe si ajo e bën një biznes më efikas, efektiv dhe më të shpejtë për t’u përgjigjur nevojave të klientëve duke ndihmuar aktivitetet e biznesit si dhe duke përfshirë projektimin, prodhimin, kërkimin, zhvillimin dhe shpërndarjen e produkteve.

  • Stavri Pici – Armundia
  • Ervin Konstandini – Forward
  • Ervis Smakaj – 3i Solutions
  • Gjergji Guri – Facilization
  • Dritan Mezini – AITA
  • Diana Xhumari – Tegeria

Paneli 3 – Cyber Security

Me pjesëmarrjen e Hergis Jica, Edlira Martiri dhe Ganiela Egro, ekspertët do ju informojnë mbi rëndësinë e sigurisë kibernetike dhe sa i vlefshëm është sigurimi i qëndrueshmërisë financiare në suksesin e nje biznesi.

  • Hergis Jica – Përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes
  • Edlira Martiri – Universiteti i Tiranës
  • Ganiela Egro – Head Officer në Tirana Bank

I ftuar special do të jetë Tal Catran, Tal është një figurë e spikatur në ekosistemin global të inovacionit. Themelues i 17 akseleratorëve fillestarë që nga viti 2012, si në Izrael ashtu edhe jashtë saj, e ka bërë atë një Guru në ndërtimin e startups dhe ekosistemeve në botë.
Gjatë viteve, Tal drejtoi 60 grupe që pritën afër 1000 startup në akselerimet e tij. Pozicionimi i tij si Anëtar i Bordit Këshillimor në kompani të ndryshme dhe startupe teknologjike ka sjellë përfshirjen aktive të Tal në promovimin dhe mentorimin e ekosistemeve të startup-eve të shtrira në mbarë botën. Tal është gjithashtu një folës kryesor në TEDx, në startup-et e teknologjisë, inovacionin dhe sipërmarrjen, duke ndarë eksperiencën e tij profesionale për të mentoruar, motivuar dhe frymëzuar sipërmarrësit anembanë globit.

Ju ftojmë në Korçë, data 6 Nëntor ora 10:00.

Një axhendë e ngjeshur e një festivali inovativ që s’duhet humbur, nën organizimin e Bashkisë Korçë dhe mbështetjen e EU4innovation.

Për të marrë pjesë kontaktoni drejtpërdrejt me ekipin organizativ në instagram Korça Tech Hub.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse ti nuk ndërton ëndrrën tënde, dikush tjetër do të të punësojë për të ndërtuar të tijën.”
— Tony Gaskins
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0