Eventi Rajonal Online "Një klik larg drejt sipërmarrjes!" - Business Magazine Albania

Eventi Rajonal Online “Një klik larg drejt sipërmarrjes!”

20-10-2021 10:00:00 Join

Partnerët Shqipëri i ftojnë të gjithë për të marrë pjesë në aktivitetin Rajonal “Një klik larg drejt sipërmarrjes!” që do të organizohet online më 20 Tetor 2021, në orën 10:00 – 12:00 9 (CET).

Në këtë event Partnerët Shqipëri do të ndajnë me ju mundësitë më të reja dhe më emocionuese për zhvillimin e bizneseve të reja (startups) në Rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke bashkuar të gjithë aktorët e interesuar, përfaqësuesit e komunitetit të donatorëve dhe autoritetet publike, firmat e kapitalit të sipërmarrjes, engjëjt e biznesit, qendrat e nxitjes së sipërmarrjes, programet e akselerimit, organizatat mbështetëse, startupet e suksesshme dhe organizatat e shoqërisë civile nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Panelistët e nderuar në këtë aktivitet do të diskutojnë mbi mundësitë, mekanizmat mbështetës dhe rolin e rëndësishëm që startupet dhe sipërmarrjet e reja mund të luajnë në ekonominë dhe shoqërinë e ardhshme të rajonit. Ata do të ofrojnë njohuri dhe do të diskutojnë mbi kornizat ligjore dhe rregullatore kombëtare, politikat dhe instrumentet mbështetëse ekzistuese për startupet, sipërmarrjen dhe efektivitetin e tyre, mbi financimin, rrjetëzimin dhe mundësitë e investimeve, si elementë kryesorë për fuqizimin e ekosistemit të startupeve.

Në këtë drejtim, platforma Dua Partner Invest, nisma e fundit e Partnerëve Shqipëri në fushën e sipërmarrjes dhe inovacionit, do të prezantohet zyrtarisht për një audiencë të gjerë. Kjo qendër virtuale i shërben komunitetit të startupeve në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, për të rritur lidhjet, shtrirjen dhe lehtëson mundësitë e aksesit në financa.

Ne do ta vlerësonim shumë pjesëmarrjen tuaj në këtë event, në shërbim të rritjes dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0