Event - Të rinjtë në AI: Techathon Shqipëri fuqizon inovatorët e ardhshëm! - Business Magazine Albania

Event – Të rinjtë në AI: Techathon Shqipëri fuqizon inovatorët e ardhshëm!

13-02-2026 Join

Shqipëria mirëpret për herë të parë Teens in AI Global Techathon, një event inovativ që synon të fuqizojë gjeneratën e re të krijuesve dhe mendimtarëve në fushën e inteligjencës artificiale. Aktiviteti do të mbledhë së bashku 200 nxënës të moshës 12–18 vjeç, nga shkolla publike dhe private, duke u ofruar atyre mundësinë të eksplorojnë teknologjitë e AI-së dhe t’i aplikojnë ato në zgjidhjen e sfidave reale të shoqërisë.

Nën moton “Empowering the Next Generation of AI Innovators” (Fuqizimi i gjeneratës së re të inovatorëve në AI), ky techathon synon jo vetëm të nxisë kreativitetin, por edhe të zhvillojë aftësitë kritike të të menduarit, bashkëpunimit dhe inovacionit te të rinjtë shqiptarë.

Çfarë është Teens in AI?

Teens in AI është një iniciativë globale që fuqizon të rinjtë 12–18 vjeç për të mësuar rreth inteligjencës artificiale dhe për ta përdorur atë si mjet për zgjidhjen e problemeve reale. Përmes aktiviteteve praktike, mentorimit dhe punës në ekip, pjesëmarrësit sfidohen të krijojnë zgjidhje me ndikim social, në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së (UN SDGs). Një nga tiparet më përfshirëse të këtij eventi është se nuk kërkohet përvojë paraprake në programim apo AI. Çdo nxënës, pavarësisht nivelit të njohurive teknike, mund të marrë pjesë dhe të përfitojë nga udhëzimi i mentorëve profesionistë gjatë gjithë procesit. Nxënësit mund të regjistrohen individualisht ose në ekipe prej 2–5 personash. Ata që aplikojnë vetëm, do të ndihmohen nga organizatorët për t’u integruar në një ekip, duke siguruar një përvojë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse.

Data dhe struktura e eventit

Techathoni do të zhvillohet më:

E premte, 13 shkurt 2026

Programi i ditës përfshin:

  • 08:00 – Regjistrimi dhe mëngjesi
  • 09:00 – Fjala hapëse
  • 09:30 – Fillon “Hacking”
  • 11:00 – Demo Surprizë #1
  • 12:30 – Dreka
  • 14:00 – Përgatitja për prezantime
  • 16:00 –“Hacking Stops”
  • 16:30 – Demo Surprizë #2
  • 17:00 – Prezantimet në skenë
  • 18:00 – Ceremonia e çmimeve

Pse është i rëndësishëm ky event për Shqipërinë?

Ky techathon përfaqëson një hap të madh drejt ndërtimit të një kulture inovacioni dhe digjitalizimi te brezi i ri shqiptar. Duke u përfshirë në një nismë globale, nxënësit shqiptarë jo vetëm që fitojnë aftësi teknologjike, por edhe ndërtojnë një mentalitet problem-zgjidhës dhe bashkëpunues që do t’u shërbejë gjatë gjithë karrierës së tyre.

Me fokus te edukimi, kreativiteti dhe impakti social, Teens in AI Global Techathon • Albania po krijon terrenin për një brez të ri liderësh në teknologji dhe inteligjencë artificiale.

Regjistrohu këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Një herë që zgjedh shpresën, gjithçka tjetër është e mundur.”
— Christopher Reeve
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0