Nëse ke një ide që të “djeg në duar”, po ndjek investime ose thjesht je i/e apasionuar pas inovacionit, mos e humb këtë takim!
Më 4 qershor, ora 17:00 në Protik Innovation Center, Startup Grind Tirana sjell një super të ftuar: Eran Savir, një investitor me instinkt të fortë për suksesin, i njohur për 16 investime në startup-e dhe 5 dalje të suksesshme (exits).
Savir ka qenë në të dyja anët e tavolinës, si themelues dhe si investitor, dhe di më mirë se kushdo çfarë funksionon dhe çfarë jo në botën e sipërmarrjes.
🔹 Pse duhet të shkosh?
– Të dëgjosh eksperiencat reale të dikujt që ka ndërtuar dhe shitur kompani
– Të kuptosh si funksionon bota e financimeve dhe VC-ve
– Të krijosh kontakte me profesionistë dhe investitorë lokalë
– Të frymëzohesh për hapin tënd të radhës
Eventi organizohet nga Startup Grind Tirana, komuniteti që po nxit frymën sipërmarrëse në vend dhe po lidh Shqipërinë me botën globale të startup-eve.
-Protik Innovation Center, Tiranë
-4 Qershor | – Ora 17:00
-Biletat janë të kufizuara – rezervo tani: startupgrind.com/tirana
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.