Entrepreneurship Explorer Ruhr 2021 ofron mbështetje për startup-et në fushën e Sigurisë Kibernetike - Business Magazine Albania

Entrepreneurship Explorer Ruhr 2021 ofron mbështetje për startup-et në fushën e Sigurisë Kibernetike

01-08-2021 Join

A jeni një startup në fazë të hershme në fushën e sigurisë kibernetike?

Ne po ju paraqesim një mundësi të shkëlqyer.

Entrepreneurship Explorer Ruhr 2021 u ofron studiuesve të hershëm ndërkombëtar mundësinë për të zbatuar idetë e tyre inovative të biznesit dhe për të eksploruar ekosistemin rajonal të startup-eve të një prej komuniteteve më aktive në sigurinë kibernetike.

Programi zhvillohet virtualisht dhe pa pagesë nga 20 shtatori deri më 1 tetor 2021.

Çfarë përfitojnë startup-et?

  • Mbështetje 1: 1 nga trajnerë profesionistë të startup-eve dhe studiues të nivelit të lartë për zhvillimin e produktit tuaj dhe modelit të biznesit.
  • Takime me themelues të suksesshëm, investitorët dhe kompani të sigurisë kibernetike të cilat ndajnë këshilla mbi krijimin e një biznesi në zonën e Ruhr.
  • Njohja me trendet dhe zhvillimet më të reja në kërkimin dhe zhvillimin e sigurisë kibernetike në rajon dhe më gjerë.
  • Mësime në lidhje me veçoritë e kulturës gjermane të biznesit.
  • Trajnime mbi prezantimin e idesë tuaj të biznesit para një jurie të specializuar

Aplikoni deri në 1 gusht 2021 këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0