A ke menduar ndonjëherë si të menaxhosh më mirë të ardhurat e tua? E di çfarë ndikimi kanë tatimet apo kreditë në financat personale? Është koha të flasim për paranë! Të mërkurën, më 16 Prill, ora 18:30, te Qendra Dua organizojmë një panel të hapur mbi: Menaxhimin e të ardhurave, Tatimet, Kreditë dhe Investimet. Diskutim i hapur, pyetje direkte dhe këshilla praktike për të marrë kontrollin e financave të tua.
Në panel:
Adrian Civici – Ekonomist, Rektor i UMSH
Enton Duro – Ekonomist, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve
Bora Selenica – Themeluese e pigi.app
Arlinda Koleniço – Banka e Shqipërisë
Nga planifikimi i buxhetit personal, te njohja me sistemin tatimor dhe vendimmarrjet e zgjuara për kredi apo investime – ky është një event që nuk duhet humbur!
📍 Vendndodhja: Qendra Dua
🎟 Hyrja: Falas (vendet janë të limituara)
🕡 Ora: 18:30
Këtu për të rezervuar vendin tënd!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.