
Lexoni: Ana Zacharian: Me Albanian Skills promovojmë aftësitë profesionale të të rinjve shqiptarë
Regjistrimi paraprak pa pagesë është i nevojshëm pasi vendet në dispozicion janë të kufizuara. Shkruani në adresën: albanianskills@gmail.com për të kërkuar programin ose në faqen zyrtare në facebook.
Albanian Skills ka organizuar me sukses për tre vjet me radhë Konkursin Kombëtar të Aftësive.
Iniciatorët e kësaj nisme shprehen me shumë mirënjohje për këtë iniciativë unike, ku gjëjnë mbështetjen e sektorit privat për të realizuar përpjekjet e tyre në promovimin e të rinjve për të promovuar talentet dhe për t’i ekspozuar ata në botën reale të punës.
Këto konkurse të aftësive janë një forcë e rëndësishme në rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe mirëqenien e njerëzve, veçanërisht të të rinjve. Shumë histori suksesi në tre vitet e fundit na kanë inkurajuar në atë që po realizojnë.
Ndërsa bashkon talentet dhe punëdhënësit e rinj, Albanian Skills ka dëshmuar se është një model i mundshëm për të nxitur dhe zhvilluar më tej aftësitë profesionale drejt standardeve ndërkombëtare. Për zhvillimin e mëtejshëm dhe në rrugën drejt Albanian Skills 2018, do të organizohen dy seanca me ekipin, vullnetarë, partnerë dhe profesionistë të interesuar, duke synuar përmirësime të viteve të mëparshme dhe për të diskutuar rreth tendencat e reja për vitin 2018.
Lexoni: PËRFUNDON ALBANIAN SKILLS, KONKURSI QË PROMOVON AFTËSITË DHE FORMIMIN PROFESIONAL TEK TË RINJTË
Mos i humbisni këto dy data për të qenë dëshmitarë të këtij rrugëtimi drejt Skills Competitions 2018.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.