"Digitalk" - Eventi i tekonologjisë dhe sipërmarrjes - Business Magazine Albania

“Digitalk” – Eventi i tekonologjisë dhe sipërmarrjes

27-05-2021 Join

“Digitalk” është një event dy-ditor i cili organizohet çdo vit me fokus në diskutime dhe debate përsa i përket të ardhmes së teknologjisë. Këtë vit ky event do të mbahet në Sofie, Bullgari, në datat 27 dhe 28 Mars dhe kushdo që është i interesuar mund të përfitojë nga paketat të cilat ofrojnë mundësinë për ta ndjekur virtualisht dhe fizikisht

Pjesëmarrësit aktivë në diskutime janë kryesisht profesionistë kreativiteti, investitorë, sipërmarrës, ekzekutivë marketingu etj. Duke krijuar kështu një ambjent të shkëlqyer për të mësuar, për t’u trajnuar dhe për të zgjeruar rrjetin tuaj. Folësit mbulojnë tema të tilla si: marketingu mobile, reklamimi online, tregtia online, brand storytelling dhe sipërmarrja. 

Lexo: Thirrje për aplikim. Keni një ide inovative? Apliko në Future Albania

Pse duhet të merrni pjesë?

  • Investoni në përmbajtje cilësore.
  • Provoni teknologji të reja.
  • Shkëmbeni ide me përfaqësues të nivelit të lart të kompanive kryesuese të rajonit.
  • Gjeneroni ide biznesi dhe krijoni marrëdhënie partneriteti afatgjata.
  • Kaloni bukur.

Paketat për t’u bërë pjesëmarrës mund t’i gjeni këtu së bashku me më shumë detaje në lidhje me “Digitalk” dhe përfitimet që merrni. 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0