Emisioni “Suksesi është qëllimi yt” sjell persona të suksesshëm jo vetëm nga Kosova dhe rajoni e Europa, por sjell përvojat dhe suksesin e njerëzve edhe përtej oqeanit.
Kësaj rradhe, vjen Diana Beqiri Pushi, nga Toronto e Kanadasë, për të ndarë me ne pervojën e saj të suksesit të karrierës së saj.
Në këtë emison keni mundësinë të ndiqni:
• Rrugëtimi i saj Shqipëri – Kanada;
• Shprehitë e praktikuara në të qenurit grua e suksesshme;
• Rëndësia e vetëpërmirësimit;
• Sfidat me të cilat u përball;
• Zgjedhjet të cilat duhet të bënte;
• Gabimet që bëri dhe mësimet që nxori nga ato;
• Motoja e saj;
• Vendimet më të vështira gjatë gjithë karrierës së saj dhe gjatë gjithë jetës;
• Si duhet ta jetojmë jetën?;
• Çfarë është NLP-ja?;
• Rëndësia e gjuhës dhe e komunikimit;
• Zhvillimi dhe forcimi i talentit; dhe
• Ndikimi që dëshiron të ketë në botë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.