Coolab on the Beach – Edicioni Qeparo (15–18 Maj, 2025) - Business Magazine Albania

Coolab on the Beach – Edicioni Qeparo (15–18 Maj, 2025)

15-05-2025 06:00:00

Coolab Tirana organizon edicionin pranveror të retreat-it të saj komunitar në jug të Shqipërisë – një përvojë unike që ndërthur punën, relaksin dhe bashkëjetesën kreative. Nga data 15 deri më 18 maj 2025, pjesëmarrësit janë të ftuar në Stone Beach, Qeparo, për katër ditë të mbushura me bashkëpunim, ide të reja dhe aktivitete të paharrueshme në natyrë.

Coolab on the Beach është konceptuar për:

-Coworking & rrjedhë kreative
-Relaks & rigjenerim
-Thellim të lidhjeve komunitare
-Zbulim & argëtim së bashku

Çfarë përfshihet në paketë – 180 € / person:

3 netë akomodim në Stone Beach, Qeparo

Ushqime të përfshira (mëngjes, drekë & darkë) – Pijet nuk përfshihen!

Aktivitetet në grup: zjarre nate, mbrëmje me BBQ, lojëra plazhi, vizita kulturore, sesione kreative dhe më shumë

Do të qëndroni në dhoma të përbashkëta në një resort të ngrohtë buzë detit, vetëm pak hapa larg nga uji. Prisni të qeshura, aromë deti dhe shoqëri të mrekullueshme.

🧾 Detajet e pagesës

Për të siguruar vendin tuaj, është e nevojshme parapagimi i 35% të shumës totale në cash

Pjesa e mbetur (65%) paguhet në recepsion gjatë check-in

Nëse regjistroheni për aktivitete shtesë, pagesa për to duhet bërë e plotë paraprakisht, pasi ofrohen nga partnerë të jashtëm

🏞 Aktivitete shtesë (jo të përfshira në çmimin bazë):
Zgjidh aventurën tënde! Në bashkëpunim me New Moon Entertainment Company, ofrojmë aktivitete të jashtëzakonshme në natyrë për të zbuluar Qeparon në mënyra të reja.
Këto eksperienca organizohen veçmas, kanë çmime fikse për person dhe kërkojnë pagesë të plotë gjatë regjistrimit.

🚙 Offroad Rally
🥾 Hiking
⛵ Tur me varkë
🛶 Kanoe
(Më shumë informacion dhe mundësi regjistrimi do të gjeni më poshtë në formular!)

Shënim :
🛑 E rëndësishme: Më 15–16 Maj, Tirana do të presë Samitin e Komunitetit Politik Evropian, çka nënkupton bllokime të shumta rrugore. Nëse niseni nga Tirana, rekomandojmë udhëtim herët në mëngjes për të shmangur vonesat.

Detajet i gjeni këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0