
Bashkohuni me ne në 5 vjetorin e Codefest Tech Festival për të festuar teknologjinë dhe inovacionin së bashku!
Codefest Tech Festival është një event 3 ditor, i ndarë në 3 pjesë:
1. CODEFERENCA: konferencë një ditore e cila mirëpret influencuesit ndërkombëtare për teknologjinë dhe startup-et.
2. MARATONA E CODEFEST: për herë të parë këtë vit Maratona Codefest është e ndarë në 3 kategori: Codefest Junior (deri në moshën 16 vjeç), Codefest Student (17 dhe mosha universitare) dhe Codefest Pro (për profesionistët).
3. CFX-BUSINESS EXPO: është një mini panair, një hapësirë ku kompanitë mund të promovojnë punën e tyre, të kërkojnë talente dhe të prezantojnë bashkëpunime të mrekullueshme.
Eventi do të mbahet në Inex Gorica nga data 7 deri në 9 Prill.
Për më shumë informacion klikoni në: www.codefest.eu. / http://codefest.eu/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.