Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në kuadër të zbatimit të “Programit të Turizmit për Zhvillimin Ekonomik lokal”, të financuar nga Bashkimi Evropian (BE), në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në seminarin e dytë të ciklit prej katër seminaresh online me fokus menaxhimin e mbetjeve, efiçencës së energjisë (EE) dhe shfrytëzimi i burimeve të rinovueshme të energjisë (RES) në Hotele dhe Struktura Akomoduese në Shqipëri.
Objektivi i seminarit të dytë të ciklit të seminareve, është të njohë SME-të shqiptare, të cilat operojnë në sektorin e turizmit, me fokus të veçantë tek hotelet dhe strukturat akomoduese, me një analizë të detajuar teknike, financiare dhe mjedisore mbi Sistemet Fotovoltaike Autoprodhuese të cilat mund të përdoren nga bizneset e sektorit si dhe mbi përfitimet nga zbatimi dhe investimi në sisteme të tilla duke marrë në konsideratë dhe madhësinë e biznesit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.