‘Content Marketing through Photo& Video Creation’ ishte eventi i dytë që CANCRI Marketing realizoi me sukses në ambientet e Tech Space.
Rëndësia e fotove dhe videove për të krijuar kontent, arsyet që kontentit i duhen foto dhe video marketing, çfarë e bën një foto ‘’eye catching’’, hapat për të krijuar një video goditëse dhe video marketing në Instagram, YouTube dhe Tik Tok ishin temat që u trajtuan nga ekspertë të fushës dhe influencerat më në zë të momentit. Eventi filloi me një energji të paparë nga themelueset e saj Julia Kushta & Fatjona Murati dhe vijoi me Valbona Brahaj, një emër shumë i njohur i botës së marketingut, e cila bëri hyrjen e temës së përzgjedhur.
Brian Hoxha tregoi në mënyrë praktike se si të bënim foto të bukura dhe arriti të mbante të mbërthyer për disa minuta të gjithë pjesëmarrësit. Pjesa e dytë e eventit filloi me Ermis Kosti, e cila foli në detaje për instagramin, më së shumti për reels-at dhe si të merrnim më të mirën prej tyre. Koha tjetër ishte e kushtuar influencerave dhe mënyrës se si ato bënin foto dhe video për të tërhequr audiencën e tyre. Danja Salillari ndau eksperiencën e saj me YouTube, një pasion që i është kthyer në punë, një vajzë shumë pozitive që menjëherë e bëri të gjithë sallën për vete. Dhe ku kishte më bukur se sa të mbyllej me Kejli Dodën, vajzën më të ëmbël dhe të preferuar të Tik Tok-ut, që gjithashtu na tregoi më shumë detaje rreth bashkëpunimeve me bizneset dhe se si autenticiteti dhe natyraliteti i bën videot e saj virale.
Por nuk mbaron këtu, me datat 17 dhe 18 Qershor 2023, vajzat kanë lajmëruar për eventin e radhës…Për më shumë klikoni KËTU. https://instagram.com/cancrimarketing?igshid=MzRlODBiNWFlZA==
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.