
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në një eveniment të veçantë mes mikeshave me pjesëmarrjen e një zonje të jashtëzakonshme Zonja Anila Bashllari, eksperte në fushën e zhvillimit personal dhe profesional. Ajo ushtron profesionin e saj jo vetëm në Shqipëri por edhe në vënde të tjera të botës dhe do jetë pranë nesh të na ndihmojë të shikojmë potencialin tone të brëndshëm.
Po ashtu mbrëmja do na sjelli një e ftuar tjetër Zonja Vasilika Selaj, themellusja e Swiss Linë në Shqipëri ajo do ndajë me ne një histori suksesi plot lodhje dhe kënaqësi.
Ju mirëpresim me datë 11 Dhjetor ora 18.00 – 20.00 në Xheko Imperial Hotel.
**Për të regjistruar pjesëmarrjen tuaj, ju lutemi dërgoni një email në info@nawe.al me emrin, mbiemrin, numrin e kontaktit dhe institucionin/kompaninë që përfaqësoni (edhe nëse thjesht përfaqësoni veten tuaj!). Jeni të mirëpritur të ftoni miq dhe kolegë, por sigurohuni të dërgoni të dhënat e tyre gjithashtu.**
** Pagesa 1500 Lekë do të përdoret plotësisht për të mbuluar pagesën e ambjentit dhe coffee break.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.