BQK organizon takimin e Forumit të Rithemelimit të Këshillit Kombëtar të Pagesave - Business Magazine Albania

BQK organizon takimin e Forumit të Rithemelimit të Këshillit Kombëtar të Pagesave

BQK organizon takimin e Forumit të Rithemelimit të Këshillit Kombëtar të Pagesave
31-01-2024 09:00:00

Këshilli Kombëtar i Pagesave  në funksion të mbështetjes së reformave në fushën e pagesave, përmes zgjerimit të përfshirjes dhe rritjes së bashkëpunimit në mes të aktorëve të ekosistemit të tregut të pagesave në Republikën e Kosovës organizon takimin ri-themelues dhe hapës për vitin 2024.

Datë: 31/01/2024

Lokacioni: Salla Ulpiana – Swiss Diamond Hotel, Prishtinë

Objektivat e Takimit

1. Ri-organizimi dhe funksionalizimi i Këshillit Kombëtar të Pagesave – KKP
Zgjerimi i anëtarësisë së KKP-së si organ këshillues në mbështetje të reformave në fushën e pagesave dhe rritjes së sigurisë së Sistemit Kombëtar të Pagesave.
2. Përditësimi mbi zhvillimet në infrastrukturën ligjore dhe teknike në fushën e pagesave
Zhvillimet në proces dhe planet për avancimin e kornizës ligjore dhe infrastrukturës teknike të sistemit dhe shërbimeve të pagesave.
3. Përcaktimi i një plani kombëtar për përfshirjen financiare dhe zvogëlimi i përdorimit të parasë së gatshme
Përcaktohen dhe dakordohen aktivitetet e palëve të interesit për rritjen e qasjes, përdorimit të llogarive të pagesave dhe instrumenteve të pagesave elektronike dhe reduktimit të parasë së gatshme, në funksion të uljes së kostos së shërbimeve të pagesave për qarkullim më efikas të transaksioneve si dhe efekteve tjera pozitive në ekonomi.

Audienca e Synuar
Takimi i KKP-se është i sugjeruar për të gjithë akterët vendor të përfshirë në Sistemin Kombëtar të Pagesave të Republikës së Kosovës, si dhe përfaqësues të institucioneve tjera relevante vendore dhe ndërkombëtare të cilët kanë mbështetur BQK-në në zhvillimin e reformave në fushën e pagesave.

Për më tepër, për shkak të nismave zhvillimore që bazohen në Planin e ri Strategjik të BQK-së (2024-2028), KKP do të ketë përbërje të zgjeruar dhe me nivel vendimmarrës të përfaqësimit, për përfshirjen e nivelit të duhur të koordinimit dhe bashkëveprimit për të arritur qëllimet e përbashkëta zhvillimore për efekte të shumanshme ekonomike.

AXHENDA E TAKIMIT

08:30-09:00 Kafe dhe mirëseardhje
Fjala Hyrëse
09:00-09:10 Ahmet Ismaili – Guvernator, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës
Guvernatori paraqet një vështrim të përgjithshëm lidhur me zhvillimet në sistemin kombëtar të pagesave si dhe planin strategjik të zhvillimeve në këtë fushë.
09:10-09:20 Hekuran Murati – Ministër, Ministria e Financave Punës dhe Transfereve
Paraqitet Strategjia e Qeverisë së Republikës së Kosovë në fushën e digjitalizimit të shërbimeve, të ndërlidhura me shërbimet e pagesave, uljen e përdorimit
të parave të gatshme dhe ndikimin pozitiv në ekonomi.
Funksionalizimi i KKP-së dhe zhvillimet në infrastrukturën ligjore dhe teknike në fushën e pagesave
09:20-09:40 Dardan Fusha – Zëvendësguvernator për Operacione Bankare, BQK

– Ri-organizimi dhe funksionalizimi i Këshillit Kombëtar të Pagesave (KKP); Udhëzimi i rishikuar i KKP-se, përbërja,
kompetencat dhe detyrat e KKP-së, mundësia e krijimit të grupeve punuese, etj.
– Zhvillimet në infrastrukturën ligjore:
o Ligji për shërbimet e pagesave dhe rishikimi i kornizës rregullative që derivon nga ky Ligj.
o Rishikimi i kornizës ligjore për anëtarësim në SEPA.
– Zhvillimet në infrastrukturën teknike:
o Implementimi i Sistemit të Pagesave të Shpejta, të njohura si Instant Payments;
o Pajisja me IBAN kode për ofruesit e shërbimeve të pagesave Jo-Banka;
o Standardizimi i QR kod-it, si mekanizëm lehtësues në procesin e pagesave.

09:40-09:55 Ilir Murtezaj – Drejtor, Administrata Tatimore e Kosovës

– Rëndësia e digjitalizimit të shërbimeve të pagesave për ekonominë e vendit në funksion të rritjes së efikasitetit të shërbimeve
dhe uljes së informalitetit. Planet e ATK-se për zhvillim dhe fushat e ndërveprimit për arritjen e synimeve.

09:55-10:10 Holti Banka – Specialist i lartë për sektorin financiar, Banka Botërore

– Mbështetja e Bankës Botërore për BQK-në dhe bankat qendrore të shteteve të Ballkanit Perëndimor në funksion të modernizimit
të shërbimeve të pagesave dhe përgatitjet për anëtarësimin në SEPA dhe TIPS.

10:10-10:25 Suat Bakkal, Kryetar i Bordit, Shoqata e Bankave të Kosovës

– Gatishmëria e ofruesve të shërbimeve të pagesave, në funksion të zhvillimeve të reja ligjore dhe infrastrukturore për shërbimet
e pagesave. Roli dhe kontributi i sektorit.

10:25-10:45 Lumni Rrustolli – Drejtor, Departamenti i Sistemit të Pagesave, BQK

– Të dhëna mbi përdorimin e terminale të pagesave me kartela dhe instrumentet e pagesave elektronike.
– Efektet e qasjes në llogari pagese me shërbime bazike në përfshirjen financiare.
– Fushata për përdorimin e pagesave me kartela; Roli i institucioneve dhe ndarja e detyrave ndërmjet tyre;

10:45 -11:00 Pushimi i kafes
Përfshirja financiare dhe zvogëlimi i përdorimit të parasë së gatshme
11:00-11:20 Oya Pinar Ardic Alper – Specialiste e lartë për sektorin financiar, Banka Botërore

– Faktorët që ndikojnë në mundësimin e pranimit të pagesave elektronike nga bizneset dhe institucionet publike. Rekomandime
nga praktikat me te mira.

11:20-11:35 Petrit Balija, Drejtor Ekzekutiv, Shoqata e Bankave të Kosovës

– Avancimi i shërbimeve në funksion të rritjes së përdorimit të pagesave me kartela dhe instrumenteve tjera elektronike.

11:35-11:50 Përfaqësuesi nga ofruesit e shërbimeve të pagesave Jo-Banka

– Avancimi i shërbimeve në funksion të rritjes së përdorimit të pagesave me para elektronike. Roli dhe kontributi i këtij sektori.

11:50-12:05 Tamara Gavrilovic, VISA

– Shembuj të vendeve tjera dhe zgjidhjet e avancuar, në funksion të rritjes së përdorimit të pagesave dhe terminaleve me kartela.

12:05-12:20 Vanya Manova, MasterCard

– Shembuj të vendeve tjera dhe zgjidhjet e avancuar, në funksion të rritjes së përdorimit të pagesave dhe terminaleve me kartela.

12:20-12:30 Dardan Fusha, Zëvendësguvernator për Operacione Bankare, BQK

– Prezantimi i konkluzioneve / Rekomandimeve.
– Pyetje dhe Përgjigje te Përgjithshme (me te gjithë prezantuesit)

12:30-14:00 Dreka
14:00 – 15:00 – Tryezë e rrumbullakët me anëtarët e KKP-së dhe institucionet e ftuara për rekomandimet për reduktimin e përdorimit të cash-it
dhe mundësimin e pagesave elektronike dhe për projektet në vazhdim për zhvillimet e infrastrukturës ligjore dhe teknike.

15:00-15:30 Lumni Rrustolli – Drejtor, Departamenti i Sistemit të Pagesave, BQK

– Informacion për ngritjen e Grupeve Punuese Ndër-Institucionale për përgatitjen dhe zbatimin e infrastrukturës teknike dhe
ligjore, si dhe për Iniciativën e Ekonomisë për zvogëlimin e përdorimit të parasë së gatshme, si mekanizma përcjellës.

15:30 – Konkluzionet përfundimtare dhe rekomandimet për hapat e ardhshëm dhe caktimi i takimit të ardhshëm.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia është thjesht një mjet për të bashkuar njerëzit.”
— Mark Zuckerberg
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0