BootCamp Program, si të bëhesh ambasador/e i WOB-AL - Bashkohu në info session me 21 Nëntor - Business Magazine Albania

BootCamp Program, si të bëhesh ambasador/e i WOB-AL – Bashkohu në info session me 21 Nëntor

WOB-AL
21-11-2024 17:30:00 Join

Bashkohuni në sesionin ekskluziv informativ mbi Programin WOB-AL BootCamp, i cili është krijuar për personat që kanë pasion të bëjnë hapa para drejt qeverisjes së mirë, përfshirjes dhe diversitetit në udhëheqje.

Pas suksesit të Konferencës së Përvitshme të WOB-AL, e cila tregoi mbështetje të fuqishme për misionin e kësaj organizate, WOB -AL ju fton të mësoni se si angazhimi me profesionalizëm në Bord mund të përshpejtojë karrierën tuaj dhe t’ju bëjë Ambasador të WOB-AL.

Si Ambasador i WOB-AL, do të mund të luani një rol thelbësor në formësimin e një të ardhmeje, ku diversiteti gjinor në borde udhëheq vendimmarrje më të mira, inovacion dhe rritje të qëndrueshme.

Në këtë sesion, do të trajtohen temat:

1-Për kë është krijuar Programi BootCamp?

2- Si të bëhesh Ambasador i WOB-AL?
2- Pse është thelbësore të zotëroni aftësitë kyçe për suksesin në bord?
3- Aftësitë kryesore që kërkohen për bordet moderne?
4- Udhëtimi transformues që ofron BootCamp?
5- Si mund të bëheni lider?

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse ti nuk ndërton ëndrrën tënde, dikush tjetër do të të punësojë për të ndërtuar të tijën.”
— Tony Gaskins
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0