BIG DATA Challenge - Business Magazine Albania

BIG DATA Challenge


EESTEC LC Tirana hap serinë e aktiviteteve për vitin akademik 2019-2020 me një super event!

Në një format unik, i dizenjuar për të promovuar teknologjinë inovative, si edhe me qëllim kryesor identifikimin e të rinjve të talentuar për punësimin e tyre, në datat 4-5-6 Nëntor 2019, EESTEC LC Tirana në bashkëpunim me Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe M&M Ivanaj Foundation Institut, do të zhvillojë kompeticionin në formën e një hackathon mbi tematikën e “Big Data”.

Ekipe të përbërë nga tre persona të moshave 18-30 vjeç do të punojnë në grup përgjatë tre ditëve të zhvillimit të hackathon nën suportin e ekspertëve të fushës për të zgjidhur task-un e krijuar nga ekspertët e departamentit të IT-së nga Intesa Sanpaolo Bank Albania. Pjesëmarrësit nuk do të kenë kufizime në teknologjinë e përdorur për zgjidhjen e task-ut.

Në përfundim të eventit do të zgjidhet grupi fitues, i cili do të shpërblehet edhe me një çmim. Studentëve dhe të rinjve të talentuar do t’u ofrohen mundësi punësimi pranë Intesa Sanpaolo Bank Albania.

Nëse jeni të apasionuar pas teknologjisë, analizimit, kodimit, zhvillimit ose nëse jeni duke kërkuar një mundësi punësimi, atëherë ky kompeticion është ideali për ju.

Për të qenë pjesë e kompeticionit, ju lutem plotësoni formën e mëposhtme:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfbE_33EGc0kWazrJYb1C9i6_HOcPJQiy35ll0zf-Q5cfJ2Kw/viewform

Afati i aplikimeve është deri në datën 30 Tetor (E mërkurë) 2019.

Për çdo pyetje ose informacion shtesë kontaktoni në adresat:

bensonbegaj@gmail.com
tirana@eestec.net

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse nuk mund të menaxhosh emocionet e tua, nuk mund të menaxhosh paratë e tua.”
— Warren Buffett
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0