“Në periudha të tilla, ne besojmë se është edhe më e rëndësishme të qëndrojmë së bashku edhe kur të qenit në të njëjtin vend nuk është e mundur. Në momentet kur na këshillohet të ruajmë distancën, ne kërkojmë mënyra të reja për t’u lidhur. Prandaj vendosëm të organizojmë konferencën më të madhe online, që është zhvilluar ndonjëherë, për gratë në teknologji”, shkruan Women Tech Network.
Masat e zbatuara për të përshtatur aktivitetin tonë të punës gjatë COVID-19, hedhin dritë se si njerëzit dhe biznese mund dhe duhet të jenë fleksibël.
- Çfarë mësimesh mësohen nga kjo periudhë e tendosjeve dhe ndryshimeve?
- Si mund të lehtësojë ekuilibrin midis punës dhe jetës personale në të ardhmen, teknologjia e re?
- Çfarë kemi mësuar në të kaluarën dhe cilat do të ishin pengesat nga kriza aktuale?
Bashkohuni në këtë event global në distancë, bëhuni pjesë e bisedave, diskutimeve në panel dhe mundësive të rrjetit, të përshtatura për të gjitha zonat kohore.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.