Bëhuni gati për episodin 3 me Laconics dhe A.L.S Consulting - Business Magazine Albania

Bëhuni gati për episodin 3 me Laconics dhe A.L.S Consulting

Startup Life in Albania
07-02-2023 20:15:00 Join

Në këtë episod të tretë të Startup life in Albania, ju do të keni mundësinë të ndiqni LACONICS dhe A.L.S CONSULTING.

A.L.S CONSULTING, është një platformë ndërlidhëse midis bizneseve shqiptare dhe atyre të rajonit duke ndikuar në përmirësimin e klimës së biznesit, intensifikimin e bashkëpunimeve midis bizneseve, ngritjen e rrjetit ndërveprues dhe promovimin e kulturës së sipërmarrjes.Laura Saro është dedikuar për ta dërguar këtë projekt deri në finalizimin me sukses.
Ajo në këtë episod ndan të gjitha sfidat e rrugëtimit të saj si edhe si vendosni të përfshihet në këtë ide duke shpjeguar qellimin primar që është ” Fuqizimi i biznesit”. Me një qasje perëndimore ka ndikuar pozitivisht në forcimin e mardhënieve mes bizneseve.

Marketingu Digjital është një nga fushat të cilat po zhvillohen së tepërmi dhe tregu ka përherë nevojë për kompani të cilat përveçse orientuese të risive të reja, janë edhe të përgatitura për të ofruar ndihmën që ju duhen personave apo biznesve. Nëse po mendoni të trokisni diku ku mund të merrni përgjigje për pikëpyetjet tuaja mbi marketingun digjital, ju ftojmë të na ndiqni në këtë episod. Do t’iu prezantojë me “LACONICS”.
Kuptojmë së bashku rrugëtimin e Anisa Verushi, ajo ka më shumë se 1-vit në treg dhe ndihet entuizaste që në kaq pak kohë arritjet dhe sukseset kanë qenë tepër të mëdha.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Inovacioni nuk është produkt i logjikës së qartë por i imagjinatës së lirë.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0
NEW

Episodi 3 "Think Big" me Genti Selenica

Baboon Delivery - Shiko tani live

Episodi 3 "Think Big" me Genti Selenica (Baboon Delivery)