Nëse ke një ide biznesi, apo ke nisur një sipërmarrje të re, je e ftuar të bëhesh pjesë e programit të trajnimit dhe mentorimit të Qendrës Kallz.
Aplikimet janë të hapura deri me 30 Prill!
Pas një rrugëtimi mbi njëmujor formimi në businessplan, marketing dhe Pitching, 10 finalistë do të prezantojnë startupet e tyre në Women Startup Competition Albania 2025.
Shërbimet e trajnimit dhe mentorimit do të ofrohen falas për startupet, pasi Women Startup Competition në Tiranë ka si mbështetës kryesor BERZH Këshilla për Bizneset e Vogla, financuar nga EU – Western Balkans Enterprise Development & Innovation Facility (EDIF). Programi mbështetet gjithashtu edhe nga Sigma dhe EasyPay.
Ky është viti i katërt që Qendra Kallz zhvillon programin e startupeve drejtuar nga gra dhe vajza.
Deri më tani janë bërë pjesë e programit mbi 120 startupe. Dhjetëra prej tyre kanë siguruar tashmë kontratat e para të bashkëpunimit me sipërmarrje në fushat e teknologjisë, financës, në turizëm dhe në sektorë të tjerë të shërbimeve.
Tre fituesit do të mbështeten me zhvillimin e mëtejshëm të startupit të tyre, ndërsa fituesi kryesor konkuron në finalen ndërkombëtare të Women Startup Competition.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.