Më 18 Maj, Code for Albania do të zhvillojë një bisedë me Profesor Arben Merkoçi, përmes plaftormës Zoom.
Profesor Arben Merkoçi, një nga anëtarët të Akademisë së Shkencave, tashmë Drejtues Kërkimor i Nanobioelectronics and Biosensors Group pranë Catalan Institute of Nanoscience and Nanotechnology (ICN2), do të ndajë pikëpamjet e tij mbi punën kërkimore dhe aspektet e rritjes personale që sjellin sukses në fushën e tij.
Në një diskutim të moderuar nga anëtari i alphaPlan, Ori Hoxha, Profesor Merkoçi, do të zgjerohet mbi rrugëtimin e tij drejt suksesit akademik dhe se si ne mund të kuptojmë pasionin tonë për shkencën. Pas bisedës do të ketë hapësirë për Q&A nga audienca.
Arben Merkoçi është aktualisht Anëtar i Akademisë së Shkencave të Shipërisë, Profesor IKREA dhe drejtor i Grupit të Nanobioelektronikës dhe Biosensorëve në Institutin Katalan te Nanoshkencës Nanoteknologjisë (ICN2 www.icn.cat ), i vendosur në Universitetin Autonom të Barcelonës ( UAB www.uab.cat ) ne Bellaterra (Barcelonë), Spanjë. Pas doktoraturës (1991 ) në Universitetin e Tiranës , në fushën e Elektrodave Jono Selektive ( ISE) dhe aplikimin e tyre në analizën klinike dhe mjedisore, Profesor Merkoçi kreu studimet e Postdoktoraturës në disa qendra të tjera hulumtuese evropiane dhe SHBA duke punuar në fushën e nanobiosensorëve dhe teknologjive të quajtura laboratorë në një çip (lab-on-a-chip). Periudhat e tij të postdoktoraturës u pasuan nga pozicionet drejtuese në disa laboratorë të tjerë: (1997-2006) në Universitetin Autonom të Barcelonës dhe që nga viti 2006 në ICN2.
Kërkimi shkencor i Profesor Merkoçit është i përqendruar në zbulimet dhe aplikimet e nanoteknologjisë dhe nanoshkencës tek biosensorët. Nanobiosensorët, që ai studjon janë bazuar në integrimin e molekulave biologjike (ADN, antitrupa, qelizat dhe enzima dhe bio-receptorë të tjerë) me mikro/nanomateriale e biomateriale të tjerë.
Keni pikëpyetje nëse research është për ju?
Jeni kurioz si teknologjia po ndikon ne shkencë në tërësi sot?
Si mund të krijojmë opinione të plota rreth situatës së pandemisë COVID-19?
Regjistrohuni këtu për t’u bashkuar në këtë Zoom Call* me Profesor Merkoçin më datë 18 Maj, ora 18:00.
*Linku për eventin do t’ju dërgohet një ditë përpara eventit në e-mailin përmes të cilit jeni regjistruar.
Gjatë diskutimit do të flitet edhe se si mund të kuptojmë më mirë këtë situatë të vështirë të shkaktuar nga pandemia COVID-19.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.