
No one is too young to change the world
Një event për të rinjtë dhe nga të rinjtë që do të zhvillohet në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane. Në këtë event, do të ndahen histori personale të njerëzve të cilët me punë kanë arritur të ndryshojnë jetën e tyre dhe të njerëzve përreth.
Biseda mes miqsh, ndarje idesh dhe fjalime motivuese- është ajo çka ju pret me 22 Mars 🙂
“Të jesh i ri nuk do të thotë që nuk ke fuqinë të ndryshosh botën që të rrethon”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.