Historiani dhe mendimtari izraelit, Yuval Noah Harari është një ndër autorët më të shitur të momentit. Tre veprat e tij, “Sapiens”, “Homo Deus” dhe “21 leksione për shekullin e 21” janë bestseller-a botërorë, por edhe tashmë janë ndër më të kërkuarit nga lexuesit në Shqipëri. Fatmirësisht, kanë ardhur në shqip në një kohë të shpejtë, nga shtëpia botuese Botart.
Ne kemi ftuar në Festivalin e Librit – Bukinist 2021, përkthyesen Aulona Ormenin me të cilën do të flasim për librat e Hararit, sfidat e përkthimit dhe pritjet tek lexuesi në vendin tonë.
Lexo: 11 këshilla menaxhimi për profesionistë të pavarur
Takimi me Aulona Ormenin do të zhvillohet virtualisht, më datë 7 prill, ora 15:00.
Për ta ndjekur hyni në faqen e facebook-ut të Bukinist ku dhe do të transmetohet live.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.