Apliko: Tirana Meets Vienna Startups - Business Magazine Albania

Apliko: Tirana Meets Vienna Startups

Tirana Meets Vienna Startups
25-04-2022 17:30:00 Join

Jeni themelues i një startup-i nga Shqipëria? Keni një ide të mirë biznesi që doni ta zhvilloni? Jeni i sfiduar në sipërmarrjen tuaj të re?

2-AL Institut ju fton në një takim online me ekspertë të fushës dhe aktorë të ekosistemit të startup-eve në Vjenë.

“Tirana Meets Vienna Startups” është eventi që do të zhvillohet online me 25 Prill.

Me startup-et nga Viena do të keni mundësi të diskutoni për sfidat tuaja, të shkëmbeni përvojat dhe të mund të orientoheni nga ekspertët, e pse jo të ndërtoni bashkëpunime.

Ju mund të zhvilloni më tej idenë/prototipin tuaj, falë bashkëpunimit të ekspertëvë shqiptarë që jetojnë në dy vendet.

Takimi zhvillohet nga 2-AL Institute, i cili ka në fokus mbështetjen e biznesit, nxitjen e inovacionit dhe fuqizimin e startup-eve. Duke nisur nga kjo pranverë, Insitituti do të vijë me nismat e tij, të cilat do të ofrojnë më shumë mundësi për startup-et. Më të mirët e tyre do të kenë dyert e hapura për zhvillim të mëtejshëm në Austri. Një degë e veçantë zhvillimi është ai i startup-eve drejtuar nga gra dhe vajza.

“Tirana Meets Vienna Startups” është një urë lidhëse mes startup-eve të dy vendeve.

Apliko për t’u bërë pjesë e takimit online!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia është thjesht një mjet për të bashkuar njerëzit.”
— Mark Zuckerberg
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0