Më 10 Maj 2025, në ambientet ikone të Piramidës së Tiranës, do të zhvillohet një nga ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare të vitit: Albania DREAMin’ & LEAPin’ 2025, që sjell së bashku ekspertizë botërore, teknologji të avancuar, dhe një platformë të fuqishme për bashkëpunim, edukim dhe lidership. Albania DREAMin’ 2025 është konferenca e vetme komunitare për Salesforce dhe teknologjitë mbështetëse në rajon.
Me 34 folës ndërkombëtarë nga më shumë se 20 shtete, përfaqësues nga kompani si Salesforce, Accenture, Deloitte Digital, Capgemini, Cognizant dhe shumë të tjera – konferenca do të ofrojë sesione mbi:
- Inteligjencën Artificiale (AI) & Data Cloud
- Agentforce dhe CRM të së ardhmes
- Marketing Cloud, Slack, MuleSoft & Tableau
- Panair Karrierash, Demo Jam dhe aktivitete për rrjetëzim profesional
LEAPin Albania 2025, në edicionin e saj të 9-të, është konferenca më e madhe për lidershipin rinor në Shqipëri. Mbështetur nga Swedish Institute dhe me përfaqësim nga organizata ndërkombëtare, ajo trajton tema thelbësore si:
- Edukimi Qytetar & Qëndrueshmëria
- Shëndeti Mendor & Inteligjenca Emocionale
- Lidership, Inovacion
- Veprim për Klimën Konferenca do të shoqërohet me panele diskutimi, aktivitete interaktive dhe prezencë institucionale nga aktorë vendorë e ndërkombëtarë, me qëllim fuqizimin e komunitetit profesional dhe rinisë shqiptare.
Merr biletën tënde këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.