Ky webinar ka për qëllim të informojë bizneset mikro, të vogla dhe të mesme shqiptare mbi ekzistencën e mjeteve, portaleve dhe programeve të ndryshme europiane të cilat janë në mbështetje të zhvillimit të biznesit.
Webinari u drejtohet dhe shërben atyre bizneseve të cilat kanë nevojë të informohen mbi tregun europian dhe mundësitë e shumta që ai ofron, si dhe për orientimin e bizneseve drejt mundësive të financimit të nevojave dhe projekteve të tyre.
Webinari do të zhvillohet në datë 17 Shtator 2020, në orën 15:00, nëpërmjet platformës ZOOM.
Për t’u bërë pjesë e webinarit regjistrohuni në linkun: https://zoom.us/webinar/register/WN_SO2tCNmeSXOXidGkGAcO4g
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.