Ndërsa inteligjenca artificiale po bëhet një nga faktorët më përcaktues të zhvillimit teknologjik dhe ekonomik në botë, vendet e Ballkanit gjithashtu po rrisin përfshirjen dhe ndikimin e tyre në këtë fushë. Në këtë kontekst, AI Tech Summit, i cili do të mbahet në Shkup më 30 Shtator dhe 1 Tetor, sjell në qendër të vëmendjes diskutimet më të fundit, tendencat globale dhe perspektivat praktike të AI në industri të ndryshme.
Ngjarja është konceptuar si një platformë e hapur për mësim, rrjetëzim dhe bashkëpunim, duke mbledhur profesionistë të teknologjisë, themelues startups, përfaqësues korporatash dhe aktorë publikë që janë të interesuar të kuptojnë dhe të ndikojnë në mënyrën si AI po ndryshon botën.
AI Tech Summit bazohet në tre shtylla themelore:
🔹 Të frymëzojë inovacionin
Përmes paneleve dhe prezantimeve nga liderë mendimi dhe ekspertë ndërkombëtarë, samiti synon të frymëzojë ide të reja dhe të përshpejtojë proceset e inovacionit.
🔹 Të nxisë bashkëpunimin
Ngjarja është një mundësi e rrallë për të ndërtuar lidhje të reja dhe për të bashkëpunuar në projekte që kanë potencial të ndikojnë pozitivisht në zhvillimet teknologjike dhe shoqërore.
🔹 Të formësojë të ardhmen
Duke trajtuar edhe aspektet etike dhe sfidat e përdorimit të AI, samiti krijon hapësirë për reflektim mbi të ardhmen që duam të ndërtojmë përmes teknologjisë.
📍 Shkup, Maqedonia e Veriut
🗓️ 30 Shtator – 1 Tetor 2025
BILETAT EARLY BIRD I GJENI KËTU
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.