AADF prezanton 5 tekste bashkëkohore për studentët dhe biznesin - Business Magazine Albania

AADF prezanton 5 tekste bashkëkohore për studentët dhe biznesin

26-04-2021 11:00:00 Join

Fondacioni Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim (AADF), në kuadër të projektit “CleanScore”, ka sjellë për lexuesit pesë botime cilësore: “Biznesi ndërkombëtar”, “Financat personale”, “Kontabiliteti financiar”, “Sipërmarrja” dhe “Bazat e menaxhimit”.

Drejtuesit e këtij projekti, përkthyesit dhe konsulentët e këtyre botimeve janë ftuar në “Festivalin e Librit – Bukinist 2021” për të biseduar rreth vlerave që kanë dhe risive që sjellin këto tekste në fushën e botimeve universitare. Ata do të flasin rreth këtyre botimeve me z. Sokol Ymeri, menaxher projekti për edukimin pranë AADF, Prof. Dr. Ilia Kriston, rektor i TBU-së, dhe pedagogët Dr. Perseta Grabova dhe Dr. Rezart Prifti, të cilët kanë kontribuar përmes përkthimit dhe konsulencës për ardhjen e këtyre teksteve në gjuhën shqipe.

Projekti “CleanScore” synon rritjen e cilësisë dhe të transparencës në arsimin e lartë nëpërmjet korrigjimit të automatizuar të provimeve, si dhe zëvendësimin e teksteve universitare me tekste ndërkombëtare.

Këto botime tashmë janë edhe në platformën më të madhe online të librit në Shqipëri. 

Për t’u bërë pjesë e takimit klikoni JOIN.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Inovacioni nuk është produkt i logjikës së qartë por i imagjinatës së lirë.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0
NEW

Episodi 3 "Think Big" me Genti Selenica

Baboon Delivery - Shiko tani live

Episodi 3 "Think Big" me Genti Selenica (Baboon Delivery)