Europa po mendon të rikthejë tatimin mbi fitimet e tepërta - Business Magazine Albania

Europa po mendon të rikthejë tatimin mbi fitimet e tepërta

Bjellorusi

Rritja e ndjeshme e cmimeve të energjisë dhe benzinës në Europë ka rikthyer idenë e vjetër të tatimit mbi fitimin e tepërt. Autoritetet gjermanë janë duke diskutuar vendosjen e një takse të posacme për koncernet e naftës.

I konsideruar një instrument ndihme për të mbuluar nevojat e larta publike në kohë krize dhe lufte, tatimi mbi fitimin e tepërt vendoset mbi fitimet që tejkalojnë ‘fitimet normale’ dhe aplikohet vetëm një herë dhe jo në mënyrë të vazhdueshme. Për këtë cështje, mendimet janë të ndryshme megjithatë institucione të rëndësishme si Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) e mbështesin vendosjen e një takse të tillë.

Flamurtarë të kësaj ideje në Gjermani janë bërë socialdemokratët dhe të Gjelbërit, të cilët argumentojnë se në mesin e kësaj rritjejeje dramatike të cmimeve nga lufta në Ukrainë, ata që kanë përfituar më shumë nga kriza, duhet edhe të taksohen më tepër. Ideja e taksimit shtesë për përfituesit e krizave është aplikuar në SHBA dhe Britaninë e Madhe gjatë Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore mbi firmat e armatimeve, e diskutimet për të u rikthyen sërish gjatë pandemisë, kur u kërkuan taksa shtesë për kompanitë si Amazon, që shënuan në atë periudhë fitime marramendëse.

Tetorin e vitit 2021, Spanja u bë vendi parë i BE-së që vendosi aplikimin e një takse të posaçme për kompanitë e energjisë, e Italia po ashtu po aplikon një taksë të posaçme që prek vetëm sektorin e energjisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0