Është zyrtare: Zyrat e përbashkëta janë një ide e keqe për kompanitë


Gjatë dekadave, kanë dalë shumë ide në lidhje me manxhimin e zyrës, të cilat janë zhdukur duke u lënë vendin të tjerave. Disa prej tyre janë si më poshtë:  

  1. Six Sigma, ku punonjësit mbajnë rripa me ngjyra të ndryshme (si në karate) për të treguar se janë trajnuar mbi metodologjinë e kompanisë.
  2. Stack Ranking, ku punonjësit inkurajohen “të luftojnë” njëri-tjetrin në mënyrë që të sigurojnë avancimin dhe buxhetin e tyre.
  3. Consensus Management, ku të gjitha vendimet duhet të kalojnë në komisione të shumta përpara se të zbatohen.

Duhet thëneë se këto lloje menaxhimi ishin dhe janë (në rastin më të mirë) një humbje kohe dhe (në rastin më të keq) një sërë taktikash që kushtojnë shtrenjtë. Por, zyrat e përbashkëta janë akoma më keq. Shumë më keq. Pse? Për arsye se ato ulin në vend që të rrisin bashkëpunimin mes punonjësve.

Siç vuri në dukje një studim i ri nga Harvard kur punonjësit lëvizin nga një zyrë tradicionale në një zyrë të përbashkët, nuk sjell bashkëveprim më shumë apo më shpesh me njëri-tjetrin. Përkundrazi, ndodh e kundërta. Ata fillojnë të përdorin email-et dhe mesazhet më shumë se më parë. Me fjalë të tjera, edhe nëse bashkëpunimi ishte një ide e mirë, zyrat e përbashkëta janë mënyra më e keqe për ta bërë këtë të ndodhë.

Studimet e mëparshme mbi këto lloj zyrash kanë treguar se ato i bëjnë njerëzit më pak produktivë, por shumica e këtyre studimeve i dhanë më shumë përparësi rritjes së bashkëpunimit, duke kompensuar kështu dëmin.

Lexoni: Studim: Zyrat e përbashkëta, a po na bëjnë më pak socialë dhe produktivë?

Studimi i Harvard, përkundrazi, e hedh poshtë idenë e bashkëpunimit dhe kjo çon në përfundimin që kompanitë kalojnë në zyra të përbashkëta pasi kërkohet më pak hapësirë dhe për këtë arsye rezulton një qera më e ulët.

Por edhe ky justifikim është akoma më i keq, sepse kostoja financiare e humbjes në produktivitet do të jetë shumë më e madhe se paratë e kursyera në qera.

Më e rëndësishmja nëse punonjësit do të përdorin email-et dhe mesazhet për të komunikuar me njëri-tjetrin, ata gjithashtu mund të punojnë nga shtëpia. Kjo nuk do t’i kushtonte kompanisë asgjë. Në të vërtetë, puna nga shtëpia kursen paratë, sepse atëherë punonjësit mund të jetojnë në zona ku strehimi është më i përballueshëm, që do të thotë se mund t’u paguani atyre një rrogë më të ulët sesa nëse janë të detyruar të jetojnë në një zonë me qera të larta.

Pra, kompanitë kanë shpenzuar miliarda dollarë për të krijuar këto vende pune që supozohen se sjellin frymën bashkëpunuese dhe efekti që ato kanë është produktiviteti i humbur.

Çfarë mund të bëni për këtë? Ri-zbatoni punën nga shtëpia dhe kthejeni zyrën tuaj të përbashkët në një koleksion të hapësirave private.

burimi: INC

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale