Ermand Mertenika : Njihuni me pajisjet diagnostikuese të Fizioterapeutikës - Business Magazine Albania

Ermand Mertenika : Njihuni me pajisjet diagnostikuese të Fizioterapeutikës

Fizioterapeutikë

Ermand Mertenika, Inxhinier Biomjekësor

Terapia fizike (PT), e njohur gjithashtu si fizioterapi, është një nga profesionet aleate shëndetësore, e cila ndihmon në teknika manuale dhe pajisje të cilat ndikojnë në përmirësimin e lëvizjes së pacientëve, duke trajtuar kryesisht promblemet që lidhen me patologjitë muskolo-skeletare.

Këto terapi ofrohen nga terapistë fizikë që promovojnë, ruajnë ose rivendosin shëndetin përmes ekzaminimit fizik, diagnostikimit, prognozës, edukimit të pacientit, ndërhyrjes fizike, rehabilitimit, parandalimit të sëmundjeve dhe promovimit të shëndetit.

Terapistët fizikë njihen si fizioterapistë në shumë vende.

Terapia fizike ofrohet si trajtim i kujdesit parësor ose në lidhje me shërbime të tjera mjekësore.

Fizioterapia kategorizohet në dy aspekte:  Aplikimi manual dhe aplikim me anë të pajisjeve mjekësore të fizioterapeutikës.

Fizioterapia manuale konsiston në aspektin profesional të mjekut fizioterapeut, i cili përdor kryesisht duart apo mënyra të tjera manuale për të trajtuar problemet e ndryshme të muskujve, artikulacioneve dhe shtyllës vertebrale.

Fizioterapia me anë të teknologjisë konsiston në diagnostikim më të thelluar të sëmundjeve më akute.

Pajisjet e Fizioterapise:

Teknologjia me valë goditëse (ShockWave): 

Pajisjet Shockwave konsistojnë në aplikimin e valëve akustike të krijuara nga gjeneratori i valëve të aparaturës, të cilët shkaktojnë efekte biologjike që çojnë në shërimin dhe rigjenerimin më të shpejtë dhe afatgjatë të indeve.

Terapia me valë shoku (SWT) mbulon një gamë të gjerë indikacionesh dhe ka një efektivitet mjaft të lartë në trajtim. Teknologjia me shockwave aplikohet në dy mënyra,  në valë goditëse radiale dhe në valë goditese të fokusuara.

Lexo: 6 mënyra për të bindur një klient të bëjë atë që ju dëshironi

Terapia me Radiofrekuence të Targetuar

Terapia (Tecar) me radiofrekuence të targetuar është një sistem që transferon energjinë kapacitive dhe/ose rezistive që vepron brenda intervalit të radiofrekuencës së valëve të gjata në trajtimin e patologjisë muskulo-artikulare akute dhe kronike tek pacientët dhe sportistët.

Terapia (Tecar) karakterizohet nga transferimi i energjisë brenda indeve, duke përdorur një elektrodë kapacitore të mbuluar nga një izolant dhe një përcjellës elektrodë rezistente, duke ndjekur mekanizmin e një kondensuesi.

Pajisja e përdorur përbëhet nga një gjenerator që shpërndan sinjale në një frekuencë prej 0,5 MHz me një fuqi maksimale prej 350 watts ne pergjithesi seancat e aplikimit fillojne me trajtim rezistent me një elektrodë të pozicionuar në zonën që do të trajtohej për 10 minuta (5 minuta për patologjinë muskulare), pasuar nga 10 minuta të tjera (15 minuta për patologjinë muskulare) me një elektrodë kapacitore të aplikuar.

Terapia me ultrasound

Terapia fizike me ultratinguj është një profil i ultratingullit, e cila krahas ultrazërit diagnostikues në imazheri, përdoret dhe në fizioterapi për të zbuluar dhe trajtuar probleme të ndryshme muskulo-skeletore që mund të keni duke përfshirë dhimbjen, dëmtimin e indeve dhe spazmat e muskulare.

Elektroterapia

Elektroterapia në fizioterapi është përdorimi i energjisë elektrike dhe magnetike si trajtim mjekësor për kondicionet dhe sëmundjet muskolo-skeletore, trajtimin e dhimbjeve të shpinës dhe qafës, probleme me shpatullat dhe sëmundjet kronike të ndryshme.

Me anë të rrymave elektrike bëhet i mundur stimulimi i sistemit neuronik dhe atij muskulor.

Në kategorinë e këtyre pajisjeve përfshihen trajtimet me rrymë elektrike duke aplikuar elektrodat dhe gjithashtu me sistem elektrodash magnetike.

Terapite e kombinuara

Terapitë e kombinuara konsistojnë në aplikimin e Elektroterapisë, Terapisë me Ultrasound Terapisë me Lazer dhe terapisë me elektroda vakumi në varësi të patologjive të ndryshme të pacientëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0