Equifax u hakua nga oficerët ushtarakë kinezë, thonë prokurorët federalë - Business Magazine Albania

Equifax u hakua nga oficerët ushtarakë kinezë, thonë prokurorët federalë


Vjedhja masive e vitit 2017 ekspozoi informacionet personale të rreth 150 milion amerikanëve

Departamenti i Drejtësisë ka shpallur aktakuzën e katër anëtarëve të ushtrisë së Kinës që kishin lidhje me hakimin e agjencisë së raportimit të kredisë Equifax, e cila ekspozoi informacione të ndjeshme për rreth 150 milionë amerikanë në vitin 2017.

Sipas aktakuzës, grupi hakoi në sistemet e Equifax në Alpharetta, Georgia, duke filluar nga maji i vitit 2017, përmes shfrytëzimit të një dobësie në sistemin Apache Struts të përdorur nga Equifax. Vjedhja masive ekspozoi emra, numrat e sigurimeve shoqërore, datëlindjet, adresat dhe në disa raste, numrat e patentës së shoferit, numrat e kartave të kreditit për më shumë se 200,000 njerëz dhe informacione të tjera personale të komprometuara të afro 182,000 njerëzve.

“Shkalla e vjedhjes ishte tronditëse,” tha prokurori i përgjithshëm William Barr në një konferencë për shtyp. “Vjedhja e qëllimshme, pa kriter, e sasive të mëdha të të dhënave personale të ndjeshme të civilëve, siç ndodhi këtu, nuk mund të tolerohet.”

Është hera e dytë që Departamenti i Drejtësisë ka paditur anëtarët e Ushtrisë Liberale të Popullit të Kinës (ULPK) në një rast spiunazhi ekonomik. Në vitin 2014, administrata Obama shpalli 31 akuza për spiunazh ekonomik, vjedhje sekrete tregtare, vjedhje identiteti, komplot për të kryer mashtrime kompjuterike dhe krime të tjera të lidhura me pesë oficerë të ULPK – por Kina mohoi përfshirjen. Në atë kohë, aktakuza u pa si një zgjerim i paparë i fuqive kriminale vendase, megjithëse akuza të tilla janë rritur në mënyrë të zakonshme pas këtij rasti.

Në këtë rast, prokurorët kanë akuzuar katër anëtarët e ULPK-së për komplot për të kryer mashtrime kompjuterike, komplot për të kryer spiunazh ekonomik dhe komplot për të kryer mashtrim me tela.

Këto nuk ishin akuzat e para që Departamenti i Drejtësisë ka sjellë në lidhje me shkeljen. Në korrik, ish oficeri ekzekutiv i informacionit të Equifax, Jun Ying, u dënua me katër muaj burg për tregtim të brendshëm për shitjen e aksioneve të tij, pas vjedhjes masive nga UPLK.

Zëvendës Drejtori i FBI, David Bowdich u tha gazetarëve këtë mëngjes se nuk kishte prova “tani për tani”, që të dhënat e ekspozuara të Equifax ishin duke u përdorur. Por Bowdich shprehu zhgënjimin për atë që ai e sheh si qëndrimin e përgjithshëm ndaj vjedhjes së të dhënave.

“Ne pothuajse jemi bërë, si një vend, imunë ndaj këtyre shkeljeve,” tha Bowdich, duke shtuar se amerikanët janë mësuar të lexojnë për një vjedhje dhe më pas të regjistrohen në monitorimin e kartave të kreditit. “Ne nuk duhet të mendojmë ashtu. Bizneset amerikane nuk duhet të jenë të vetëkënaqura në mbrojtjen e të dhënave të tyre dhe pronësisë intelektuale nga kundërshtarët tanë. Qytetarët amerikanë nuk duhet të jenë të vetëkënaqur për mbrojtjen e të dhënave të tyre të ndjeshme. ”

 

THE VERGE

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0