Emigracioni dhe korrupsioni në gjykata, plagët kryesore të SME-ve në Shqipëri


Rezultati vjen nga studimi i Institutit Shqiptar të SME-ve “SME Albania” në bashkëpunim me Businessmag.al

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri po përballen me pasojat negative të emigracionit të lartë të fuqisë punëtore dhe me korrupsionin në gjykata (kryesisht për çështjet administrative).


Një studim i kryer nga Instituti Shqiptar i SME-ve “SME Albania” në bashkëpunim me Businessmag nxjerr në pah se bizneset e vogla dhe të mesme po vuajnë pasojat e emgracionit. Studimi mbi performancën e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) në Shqipëri i përket periudhës Janar – Shtator 2019. Ai ka shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë dhe përfshin 500 kompani të të gjithë sektorëve të shërbimit dhe prodhimit.

Artikulli u publikua më parë në faqen 68 të numrit 22 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 22 të saj.

Pyetjes nëse kanë pasur punonjës të larguar këtë vit, i janë përgjigjur pozitivisht mbi 60% e kompanive. Në të njëjtën kohë, mbi 43% e kompanive thonë se kanë më tepër nevojë për të rritur aftësitë teknike të punonjësve, me qëllim përmirësimin e biznesit të tyre.
Mes elementëve që paraqesin problem më të madh në biznes, renditet korrupsioni në gjykatë. 41% e sipërmarrësve të pyetur e shohin këtë si problemin kryesor. Për t’ju dhënë një krahasim, ky është një shqetësim mbi dy herë më i lartë se mungesa e kualifikimit të punonjës, i cili gjithësesi është një problem serioz.

Megjithatë, dy elementë pozitivë për t’u theksuar janë investimet e kryera këtë vit dhe planet e investimeve për të ardhmen. Bizneset janë pyetur nëse kanë bërë investime në aktivitetin e tyre për periudhën Janar – Shtator 2019 dhe rezulton se mbi 67 % e tyre kane investuar në zgjerimin e aktivitetit.

Në parashikimin për volumin e prodhimit/kontratave për vitin 2020, 69 % e bizneseve presin rritje, ndërsa 31% e tyre e shikojnë situatën të njëjtë.
Studimi përfshinte 28 pyetje rreth çështjeve të biznesit, ecurisë së deritanishme dhe pritshmërive.

Problemet e renditura për Janar – Shtator 2019
Sipërmarrësit u pyetën mbi problematikat kryesore të hasura gjatë zhvillimit të aktivitetit të tyre.

Problemet kryesore rezultojnë:
1-Kontrolle të tepërta nga shteti me objektiv gjetjen e gabimeve dhe vendosjen e gjobave.
2-Niveli i ulët i edukimit të tregut.
3-Largimi i popullatës, mungesë të theksuar stafi.
4-Konkurrencë e pandershme, çmimet, infrastuktura.
5-Kualifikimi i punonjësve kërkon kohë të gjatë dhe ka kosto të lartë financiare.
6-Mungesë e fondeve për zhvillimin e teknologjisë në industritë përpunuese/prodhuese.

Ju mund të Shkarkoni Këtu raportin e plotë

Artikulli u publikua më parë në faqen 68të numrit 22 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 22 të saj.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale