Elon Musk vazhdon të “trondisë”: Do rikthej Donald Trump në Twitter - Business Magazine Albania

Elon Musk vazhdon të “trondisë”: Do rikthej Donald Trump në Twitter

Marrëveshja e tij për blerjen e Twitter nuk është mbyllur ende, dhe Elon musk ka nisur nga planet se cfarë do të bëjë me platformën e rëndësishme. Pronari i Teslës tha se nëse oferta e tij për të blerë Twitterin do të jetë e suksesshme, ai do të anulojë pezullimin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump nga ky rrjet social.

Njeriu më i pasur në botë ra dakord për një ofertë prej 44 miliardë dollarësh me bordin e Twitter muajin e kaluar.

Por ai tha se ujdia nuk ka përfunduar ende dhe se në mënyrë ideale marrëveshja do të përfundohej në dy deri në tre muajt e ardhshëm. Vendimi i Twitter-it për të bllokuar ish-presidentin amerikan ështe “moralisht i gabuar dhe absolutisht budallallëk”, tha Musk në samitin e Financial Times “E ardhmja e veturës”.

Lexo edhe: Elon Musk bleu Twitter. Po tani çfarë pritet të ndodhë?

Në muajin janar 2021, Twitter-i tha se llogaria e ish-presidentit Donald Trump ishte “pezulluar përgjithmonë…për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës” pas trazirave në të cilat protestuesit sulmuan objektet qeveritare amerikane në Uashington.

Sipas Muskut, pezullimi nuk e bëri Trumpin të heshtë, por e vuri më shumë në lëvizje në rrjetin e tij social Truth Social, duke përforcuar zërin e tij mes të djathtës ekstreme.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0