Elon Musk thotë se makinat Tesla së shpejti do të jenë në gjendje të transmetojnë përmbajtje nga Netflix dhe YouTube » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 29/07/2019

Elon Musk thotë se makinat Tesla së shpejti do të jenë në gjendje të transmetojnë përmbajtje nga Netflix dhe YouTube

Share
nga Eridon Elshani
Kor 29, 2019
-Manages Business Mag Kosovo -Studies Philosophy at University of Prishtina
lexo me teper >

Së shpejti do të jeni në gjendje të shikoni video të Netflix nga ekranet e Tesla-s, ka thënë Elon Musk.

Në një tweet, Musk shkroi se video-t në makina shumë shpejt do të jenë në gjendje të transmetojnë përmbajtje nga YouTube dhe Netflix. Ai nuk dha një datë të saktë por ndryshimet mund të vijnë brenda disa muajsh, tha ai në një përgjigje në Twitter.

Ai tha se transmetimi i video-ve do të funksiononte vetëm kur makina të jetë e ndalur.

Qëllimi i Musk-ut për një kohë të gjatë ka qenë që makinat Tesla të veprojnë si ofrues të përmbajtjes argëtuese. Në një tweet ai tha se konsumatorët mund të shpresojnë për “një përvojë mahnitëse dhe kinematike”.

Sidoqoftë, mundësia që Tesla të transmetojë këtë lloj përmbajtjeje, varet nga vendimi i ligjvënësve për aprovimin e makinave autonome. Në Shkurt, Musk tha se ishte “i sigurtë” se makinat Tesla do të mund të operonin pa shofer deri në fund të këtij viti.

“Unë mendoj se ne mund të shfrytëzojmë plotësisht teknologjinë e makinave autonome këtë vit, që do të thotë se makina do të jetë në gjendje t’ju gjejë në një parking, t’ju marrë, t’ju çojë deri në destinacionin tuaj pa ndërhyrje nga ana juaj”, tha ai në një intervistë me ARK Invest. “Mund të them se jam shumë i sigurtë për këtë”.

BusinessInsider



Evente

Data & Technology Meetup

Shtator 11, 2019
19:00