Elon Musk shet përsëri aksione të Tesla-s - Business Magazine Albania

Elon Musk shet përsëri aksione të Tesla-s

aksione

CEO i Tesla, Elon Musk, është duke shitur sërish aksionet e kompanisë së tij të automjeteve elektrike, sipas dosjeve rregullatore. Që nga e premtja, ekzekutivi ka shitur 7.9 milionë aksione, që arrin në rreth 6.9 miliardë dollarë. Kjo është hera e parë që Musk ka shitur aksione në Tesla që nga prilli, kur ai shiti 9.6 milionë aksione, me vlerë rreth 8.5 miliardë dollarë.

Musk duket se po shet aksionet për të patur para në dorë në rast se detyrohet të bëjë blerjen e tij prej 44 miliardë dollarësh në Twitter. Ekzekutivi postoi të martën në mbrëmje se ai kishte mbaruar së shituri për momentin.

Lexoni: Tesla shet 75% të zotërimeve të saj në Bitcoin

Muajin e kaluar, Musk i tha Twitter se po e ndërpret marrëveshjen, sepse ai besonte se kompania e mediave sociale po e mashtronte në lidhje me llogaritë bot të saj.

Musk gjithashtu postoi të martën në mbrëmje se nëse marrëveshja me Twitter nuk mbyllet, ai do të blejë aksionet e tij. Ndoshta ai do të presë derisa t’i blejë ato me çmim të lirë.

Gjatë dhjetë muajve të fundit, Musk ka shitur rreth 32 miliardë dollarë aksione në Tesla.

Aksionet e Tesla-s ranë me 2.44% sot, por po tregtohen relativisht të paqëndrueshme pas orarit të punës, duke treguar se shitjet e aksioneve nuk kanë ende një efekt në çmimin e aksioneve të Tesla-s. Aksionet e Tesla-s u goditën në fund të vitit të kaluar kur Musk shiti më shumë se 16 miliardë dollarë pasi bëri një sondazh me fansat e tij në Twitter nëse ai duhet të shkurtojë aksionet e tij, një veprim që e futi në telashe me Komisionin e Letrave me Vlerë.

/techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0