Elon Musk nis sot shkarkimet e punonjësve të Twitter - Business Magazine Albania

Elon Musk nis sot shkarkimet e punonjësve të Twitter

Ashtu sikurse e paralajmëroipas përmbylljes së marrëveshjes për blerjen e Twitter, multimiliarderi Elon Musk nga kjo e premte (4 nëntor) fillon shkurtimet masive të fuqisë punëtore të platformës së mediave sociale.

“Në përpjekje për ta vendosur Twitter-in në një rrugë të shëndetshme, ne do të kalojmë përmes procesit të vështirë të reduktimit të fuqisë sonë punëtore globale të premten”, thuhet në emailin drejtuar stafit.

Ata që do të mbajnë vendet e tyre të punës do të marrin një email në llogarinë e tyre të punës, ata që pushohen nga puna do të marrin një njoftim në emailin e tyre personal. Punonjësve iu kujtua që të mos zbulonin “informacionet konfidenciale të kompanisë” në mediat sociale ose në shtyp.

Pushimet vijnë pasi Musk paralajmëroi se do të shkurtonte deri në 50% të fuqisë punëtore të Twitter, vetëm disa ditë pasi u bë kreu i kompanisë që ai bleu për 44 miliardë dollarë. Kjo mund të nënkuptojë humbjen e mijëra vendeve të punës, pasi kompania kishte më shumë se 7,000 punonjës në fund të vitit 2021 sipas një dosjeje rregullatore. theguardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0