Ekuilibri punë-jetë është më i rëndësishëm se paga - Business Magazine Albania

Ekuilibri punë-jetë është më i rëndësishëm se paga

Ekuilibri punë-jetë

Një pagë më e lartë nuk mjafton më për të justifikuar një ndryshim pune. Kjo u zbulua nga raporti Dekoding Global Talent, i cili analizon evolucionin e nevojave të punonjësve. Punonjësit e aftë po bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm për vlerën e tyre dhe janë në kërkim të një pune, që mund të kombinohet më së miri me jetën private, si dhe të ofrojë mundësi konkrete për karrierë afatgjatë.

 

Profesionistë të vetëdijshëm për vlerën e tyre

Raporti, i titulluar “Çfarë duan punëkërkuesit që të dinë punëdhënësit”, përfshiu 90,000 njerëz në 160 vende për të kuptuar se cilët faktorë janë më të rëndësishëm në kërkimin e punës dhe cilat aspekte të procesit të punësimit janë demotivuese.

“Kërkimi dhe zgjedhja e talentit më të mirë është gjithnjë e më e vështirë. Kompanitë sot përballen me sfida të mëdha dhe kohë komplekse, të cilat kërkojnë talent dhe aftësi të vazhdueshme të të mësuarit në të gjitha nivelet”, shpjegon Monia Martini, drejtore ekzekutive e burimeve njerëzore.

“Ne shpesh kemi të bëjmë me profesionistë të vetëdijshëm për vlerën e tyre, si dhe me kërkesë të lartë, dhe është gjithnjë e më e rëndësishme të merren parasysh nevojat e tyre të shumta”. 74% e grupit të studiuar deklarojnë se kontaktohen disa herë në vit për oferta të reja pune, ku 39% deklarojnë se marrin oferta për punë të reja edhe në baza mujore.

Nga kjo rezulton se 68% e punonësve të intervistuar, ndjehen në një pozicion të fortë kur kërkojnë punë.

Më të kënaqur janë punëtorët europianë: 45% e tyre thonë se nuk janë në kërkim të një pune të re, por janë të gatshëm të vlerësojnë alternativat, kundrejt 41% në mbarë botën. 42% thonë se kërkojnë vazhdimisht për punë.

Çfarë ofron një punë e re

Nëse më parë një shpërblim monetar i përshtatshëm mund të kishte qenë një faktor përcaktues, sot mund të mos mjaftojë.Prioriteti, që del nga studimi, ekuilibri mes jetës profesionale dhe jetës private.

Rreth 69% e të të intervistuarve në nivel botëror dhe 70% në Europë, e rendisin të parën balancën punë-jetë.“Gjatë fazës së përzgjedhjes është e rëndësishme të kihet gjithmonë parasysh se çdo person, edhe më i angazhuari në sferën profesionale, ka një jetë private dhe dëshiron të jetë në gjendje të planifikojë kohën e tij në lidhje me karrierën dhe përmirësimit të gjendjes ekonomike.

Sidomos në periudha të caktuara të jetës”, shpjegon Martini.

“Edhe më të rinjtë, të interesuar për të fituar përvojë dhe aftësi të reja, nuk i kushtojnë domosdoshmërisht më pak vlerë çdo gjëje, që nuk është pjesë e dimensionit strikt profesional”.

Për ata që kontaktohen nga agjencitë ose kompanitë përzgjedhëse, shkalla e nevojave ndryshon.

65% e kampionit global dhe 59% e kampionit europian, tërhiqen nga një pagë më e lartë dhe përfitimeve të tjera, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë ka një përparim në karrierë ose një pozicion me vjetërsi më të lartë (28%) për të dy kampionët. Për 60% të talenteve europiane, mundësia për të pasur një formë hibride të punës dhe për të punuar në distancë të paktën për një pjesë të javës, është e rëndësishme.

Nga ekuilibri shtëpi-punë, te vëmendja në procesin e përzgjedhjes

Balanca shtëpi-punë merret në konsideratë nga profilet e moshave 30 dhe 50 vjeç, një grupmoshë që zakonisht përkon me angazhime më të detyrueshme familjare.

Të intervistuarit mbi 60 vjeç janë të gatshëm për një punë me ndikim të lartë, për sa kohë që është drejtpërdrejt proporcionale me rolin që u është caktuar. Megjithatë, oferta ekonomike nuk kalon në plan të dytë, përkundrazi, vazhdon të ketë një rëndësi të caktuar.

Studimi tregon gjithashtu vëmendje më të madhe për metodat e rekrutimit. Rreth 52% e të anketuarve në mbarë botën, thanë se ishin të gatshëm të refuzonin një ofertë përballë një procesi negativ përzgjedhjeje.

Për të shmangur këtë pengesë, të përfshirët në përzgjedhje duhet të personalizojnë sa më shumë intervistën e punës, duke marrë parasysh jo vetëm CV-në, por edhe personalitetin dhe prirjet e kandidatit. Kjo nënkupton ndërtimin e besimit, që nga çasti i vlerësimit, duke marrë parasysh elementë të tillë si motivimi dhe potencialin që subjekti mund të shprehë. / inspiring

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0